“Deputetët i zgjedhin si kryetarë çetash”, Ngjela: Berisha, skllav i pushtetit! Opozita është e dehur nga…

3 Shkurt 2025, 21:02Politika TEMA
“Deputetët i zgjedhin si kryetarë çetash”, Ngjela:

Zgjedhjet e 11 Majit po afrojnë dhe avokati Spartak Ngjela bën analizën e tij të përllogaritur edhe në sondazhet e deritanishme të publikuara nga Report TV, për të cilat ai shprehet se janë të drejta dhe përshkruajnë realitetin.

Ai nuk e vë në dyshim fitoren e të majtës, e jo për meritë të qeverisë, sesa për dështim të opozitës pa ide, programe dhe me liderë të “pazhvilluar” siç i quan ai. Madje e cilëson si paradoksale që partia më e madhe në vend të kërkojë të fitojë zgjedhjet me liderin e saj të shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të.

Kurse për përzgjedhjen e deputetëve në lista për zgjedhje, Ngjela shprehet se “i zgjedhin si kryetarë çetash”.

“Deputetët i zgjedhin si kryetarë çetash, si në mesjetë, nuk dinë, se liderët janë të pazhvilluar, nuk njohin demokracinë liderët e opozitës aktuale. Bëjnë gabime logjike dhe të arsyes jo si antishqiptarë, por të arsyes së kohës, që vjen nga nacionalizmi në demokraci. Liderët punojnë për vete, a nuk punoi Enver Hoxha për veten aq vite. Nuk ishte antishqiptar, por ishte skllav i pushtetit të tij, por ajo e dëmtoi se do ishte figurë e madhe e historisë. Por ajo njihet se është dëshira absolute për pushtet, ajo i çon diktatorët në krime”, shprehet ai.

Analizën e thellon më tej me shpresën se intelektualizmi do marrë pushtetin dhe do krijohet një frymë e re edhe në Shqipëri, ashtu si në Kosovë.

“Tani ne presim që intelektualizmi të marrë pushtetin. Dhe lëvizjet në Kosovë pyesim a do krijojnë frymë në Shqipëri. Të shikojmë a do ketë reaksion zinxhir të ngritjes së intelektit në botën shqiptare. Por janë edhe dy shtete, çfarë do bëhet me këto dy shtete, do ecin në praktikën e UÇK-së dhe krijimit të Kosovës (Maqedonia dhe Mali i Zi). Sado të jetë vonesa, drejt shqiptarizmit do ecin gjërat në të ardhmen”, thotë Ngjela.

Dhe për zgjedhjet e 11 Majit mendimi është i prerë dhe i qartë: Kjo opozitë nuk mund të vijë në pushtet në këtë gjendje!

“Ju i keni sondazhet. Ju lutem, m’i kanë thënë edhe të huajt, shkojnë drejt të majtës dhe Ramës. Dhe është faji i opozitës, jo i këtyre të tjerëve. Po nuk pati intelektualë dhe liderë… I ka 20-30% PD-ja, por s’ka lider. Pse mendoni ju se mund të ketë ndonjëherë kryeministër që është ‘non grata’ në Amerikë?! A do heqë dorë Saliu nga këto? Ai e tha edhe vetë, luftova për veten e jo për partinë. Mori fund, shpalli sëmundjen ai, sëmundja e skllavit të pushtetit. Idetë i sjell opozita, jo pushteti. Opozita këtu nuk them se fle gjumë, por është e dehur. Nga dehen? Edhe ajri i pastër të deh, të çon te pushteti absolut i liderit. Çdo lëvizje politike e opozitës që kërkon pushtet absolut është e djegur”, përfundon avokati mendimin e tij.

4 Komente

  1. M
    Mendimtari i Ngadaltë

    Njerëzit duhet të zgjedhin ata që kanë guximin dhe ndershmërinë për të pranuar hapur se kanë bërë gabime. Këta individë tregojnë që kanë integritet dhe janë të gatshëm të mësojnë nga gabimet e tyre për të përmirësuar veten. Në vend që të përpiqen të fshehin gabimet e tyre përmes lloj lloj mashtrimesh, manipulimesh dhe shakash, ata e kuptojnë rëndësinë e transparencës dhe ndershmërisë në ndërtimin e besimit dhe respektit. Vetëm duke zgjedhur njerëz të tillë, mund të krijojmë një shoqëri ku ndershmëria dhe përgjegjësia janë vlerat themelore që udhëheqin veprimet tona dhe marrëdhëniet tona me të tjerët.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kanina

      O Tak o nish. Cthone ata amerikanet e tu? Ku do e hudhin bumjen?

      Përgjigjjuni
    2. R
      Real

      Po cili nuk lufton per pushtetin personal te tijin. Pse mendoni se ju rru…. et fort per popullin. Po ti per cfare luftove per interesat e tua apo per popullin? Po i gjati cfare halli ka qe ka mbetur duke u zvarritur pas pushtetit. E ka jetesore se po u largua nga pushteti e pret kalvari me zi se non gratan

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dauti

        Ky tre muaj u be minister dhe plasi te behet prape. Ka 15 vjet qe pellet si zedhenes i amerikaneve, kurse ambasada amerikane nuk e fton asnjehere per festen e 4 korrikut!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje