“Vuçiç rrëmben policët”, Berisha shfrenon fantazinë: Mos u çuditni kur Rama t’i sjellë në Tiranë

16 Qershor 2023, 14:00Politika TEMA

“Vuçiç rrëmben policët”, Berisha shfrenon

Sali Berisha ka mbajtur këtë të Premte konferencën e tij të përjavshme me gazetarët. Përpos 14 Majit, ai u ndal dhe tek 13 Qershori, datë që sipas tij shënon lidhjen mes dy ngjarjeve.

Berisha thotë se anulimi i mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri është e lidhur me rrëmbimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

“Do kthehem te 14 Qershori, Edi Rama ose natën e 13 Qershorit anuloi takimin e parashikuar në kuadër të lidhjes së Prizrenit mbledhjen e përbahkët me qeverinë  e Kosovës në Gjakovë. Më 14 pasdite Putini i vogël rrëmben me një praktikë që mund ta shihni vetëm në kufirin e Koresë së Veriut me të Jugut, të rrëmbejë njerëz me uniformë në mënyrën më kriminale dhe banditeske dhe siç e patë ju Rama tha unë hesht se po pres. A ishin të lidhura këto dy veprime kundër Kosovës njëra me tjetrën, rastësia flet shumë.”

Ai tha se nuk ka fakte për këtë konstatim, por shtoi se këto dy ngjarje në të njëjtën ditë nuk mund të jenë thjesht rastësi.

Unë fakte nuk kam për lidhjen konkrete mes ngjarjeve, por duke patur parasysh se Rama është publikisht i njohur si argat i Vuçiç.  Në të njëjtën ditë që anulohet mbledhja, Vuçiç rrëmben policët në territorin Kosovës dhe as të nesërmen, jo atë ditë, Rama nuk shqipëron një fjalë as për rrëmbim as për të dënuar aktin. Mos u çuditni ju kur të vrapojë në Beograd me “Ismailin” dhe t’i sjellë ata në Tiranë po në kuadër të këtij skenari sepse i duhet të lehtësojë veten para procesit “Mc Gonigal”. Gjithçka po e bën për mbijetësën e tij, por nuk ka forcë në botë që mund ta shpëtojë. Ju mund të thoni se si tepër po i lidh këto gjëra, nuk i kam lidh unë po pse të dyja ndodhën në një ditë.

Është skenar i përkeqësimit të krizës, Rama dhe Vuçiçi po e acarojnë atë. Po koordinojnë gjithnjë në projektin e tyre të mëparshëm, ka 3 ditë rresht që serbo-madhi Vuçiç, një njeri që e ka vendin në Hagë, flet për luftë. Ku mund të dojë një vend pa ushtri luftë, një vend që ka forcë simbolike, ai do luftë me vëllain e tij në Tiranë sepse duan ndarje të Kosovës ndaj dhe u bëj thirrje ndërkombëtarëve të jenë të vëmendshëm ndaj këtyre autokratëve që kanë plane ogur-zeza për rajonin. Plani i tyre është ndarja e Kosovës, këto janë shqetësime shumë serioze”, deklaroi Berisha.

8 Komente

  1. D
    Demokrati

    O zot çfarë gomari e idioti kemi patur në krye të vëndit!!!!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ham, ham, ham !!!! Ky leh si ato qentë e vjetër, nga frika.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Durrsaku

        Kuc er dreq .Po si pushoi qe si pushoi llapa kesaj buces serbe.Or loqe tanime e dime te gjith dhe se cfare ishte ajo lidhja e prizerenit te cilen e organizoi Perandoria Osmane me disa bejlerucina per te mbrojtur pronat e perandorise dhe ne fund i bene mutin e lane ne mes te rruges,ndersa ti ben lidhje pa lidhje me kete mender ngjarje per te dale patriot i madh.Je thjeshte nje mut i lagur ne shi.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eni

          Ktu ka te drejte...per show behet kjo pune si shume here te tjera....njesh edhte per show

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Të dhjefsha mëndjet maloku mutit.Ti i bën këto insinuata sepse je me vulën e turpit në ballë nga Amerika.Ti je një shpifës ordiner dhe kriminel i ndyrë.Leh,leh por kush leh shumë nuk të ha dot.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

              Sa shpirtzi qe paske qene ?@ Çfare kane hequr hequr shqiptaret dhe nuk po e lë rehat akoma. Mallkuar me gjithe ZAGARET.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Ok

                Sa te Zgjut qe e kemi pas Sekretarin e Partise te Spitaleve.Po mire mo Salke,vucic do ndaje Kosoven,kete e di dhe Bufi,dhe ai e ka thene qe duhet Dicka per Njohjen,nuk eshte e re.Ate qe nuk kuptoj eshte,Po Rama cfare fiton me ndarjen e Kosoves.Ne keshtu si jemi dhe Shajne njeri -tjetrin,per cfare e do Edi ndarjen,per Bashkim me Shqipnine.E dyta qe Analizon Muti Berisha eshte:Rama do veje ti marre me Ismailin(Kuptohet me Tallje,se ne kohen e Mutit Berishe kishim vetem Gomare dhe Kuaj rrugeve),dhe do i bije ne Tirone:Ku eshte e keqja Shkerdhat,NQS ai e ben.Ty Berishe tu vrane Ushtaret dhe Oficeret ne Peshkepi,ti si Patriot i madh qe je nuk denove asnje Grek.Ik mor Hale,pse te nxjerrin akoma.

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Ylli

                  Po cfare i jepni hapesire ketij psikopati

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje