"Washington Post" për zgjedhjet në Shqipëri: Socialistët drejt mandatit të katërt! Votuesit mbështesin rrugën drejt BE-së

12 Maj 2025, 15:24Politika TEMA
"Washington Post" për zgjedhjet në Shqipëri:

Gazeta amerikane ''The Washington Post'' i ka kushtuar vëmendje të veçantë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, duke theksuar se rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të qartë të Partisë Socialiste dhe një mbështetje të fortë për aspiratat e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Sipas Washington Post, me një të katërtën e votave të numëruara, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama kryeson me 53% të votave, ndërsa koalicioni opozitar i udhëhequr nga Partia Demokratike e Sali Berishës ka siguruar 35%.

Këto shifra parashikojnë që socialistët të sigurojnë jo vetëm 71 mandatet e nevojshme për të qeverisur të vetëm, por edhe një shumicë të re të zgjeruar krahasuar me mandatin e kaluar.

Artikulli nënvizon se përkrahja e qytetarëve vjen në një moment vendimtar për vendin, që po synon të përshpejtojë negociatat për anëtarësim në BE.

Gjatë fushatës, Rama ka premtuar se Shqipëria do të përfundojë bisedimet me BE-në deri në vitin 2027 dhe do të jetë gati për anëtarësim në vitin 2030.

“Në fokusin e fushatës së socialistëve kanë qenë reformat në drejtësi, investimet në infrastrukturë dhe zhvillimi i turizmit. Rama ka premtuar rritje të pensioneve, pagave dhe trefishimin e numrit të turistëve të huaj deri në vitin 2030, duke shndërruar Shqipërinë në një destinacion të qëndrueshëm rajonal.

Ndërkohë, kryeopozitari Sali Berisha, 80 vjeç, ka ndjekur një qasje populiste të ngjashme me ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke përdorur një nga strategët e tij kryesorë të fushatës. Berisha ka kundërshtuar vizionin e qeverisë aktuale për integrimin, duke e konsideruar vendin ende të papërgatitur për t’u bërë pjesë e BE-së”, shkruan WP.

3 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Sigurisht qe populli shqiptari nuk mund t'i besonte nje komunisti te lodhur,qe I Ka mbetur si ferre neper kembe. Shqiptaret te dale NGA regjimi komunist duan te vrapojne drejtuar BE-se pasi e ndjejne vetem me gati SE kurre per te jetuar Ne nje shtepi me popujt e there te Bashkimit European.Berishen dhe grupin e tij paramilitar e lane te vegjetoje kot.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkelzen Ber!sha

      Vertet populli nuk i beson komunistit Berisha por komunistit bolshevik marksist Rames i besojne.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkelzen Ber!sha

        Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje