“Sa kohë që në PD do të ketë njerëz që nuk mendojnë për partinë, për demokratët, për Shqipërinë, por mendojnë vetëm për karrigen e vet, këto rezultate do të ketë”. Kështu u shpreh Dash Sula, ish-deputet i PD-së, duke komentuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Shqipëri.
Sula theksoi se po vazhdoi PD-ja ta kërkojë fajin te të tjerët, nuk do të ketë të ardhme.
“Nuk vazhdohet me justifikime. Në 2021 humbëm dhe nuk bëmë analizë, kjo më shqetëson. Unë kam një qasje ndryshe nga të tjerët në politikë, por edhe në jetën time familjare.
Shikoj një herë se çfarë kam bërë unë dhe nuk e shikoj fillimisht fajin te tjetri. Duhet të korrigjohesh vetë në fillim dhe pastaj ta kërkosh fajin te kundërshtari.
4 gjëra e kanë varrosur PD-në në këto zgjedhje: opozita e përçarë; cilësia e listës së kandidatëve, duheshin ushtarë dhe jo gjeneralë; Berisha që e ka mbyllur misionin e vet, duhej figurë tjetër për kryeministër; SPAK-un duhet ta kishte aleatin më të mirë”, tha Sula në studion e A2 CNN.
Analize e sakte Hoqen kete deputet qe mori gjithe ato vota
Ky qe humbi rrogen e majme, e degjova te thoshte, qe nese nje parti fiton me diference te thelle, demokracia ka vdekur! Do degjome besoj nja nje muaj, brockulla pa fund
Sqepari qe ngeli gjithnje bisht , nuk eshte ne gjendje te beje konkluzione te drejta , nuk ja lejon pozicioni i tij , bisht jo koke .
Berishen e varrosi populli shqiptar,pasi nuk mund t'a mbante me Ne jeten evtij kete kufome komuniste mbi toke,sepse I Ka sjelle deme te medha Ne rrugen drejtuar BE.Te tjerat Jane pallavra kot.
analizre e sakte
Po pse socialistet o Sule per cfare mendojne... per shqiperine???
Eshte lufte bandash nuk eshte gare demokratike!