“Rama e ka mandatin e 4 në xhep”, Denis Dyrnjaja: Berisha të jap dorëheqjen! LaCivita i vuri një kapele alla Trump, i mori lekët dhe iku

12 Maj 2025, 13:11Politika TEMA
“Rama e ka mandatin e 4 në xhep”, Denis Dyrnjaja: Berisha

Procesi i numërimit të votave vijon, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një fitore të mandatit të katërt Partisë Socialiste. Për gazetarin Denis Dyrnaja, kjo ishte e pritshme pasi përballë kishte Sali Berishën dhe parti që nuk prodhojnë vota.

"Rama e ka këtë pjesën e qetësisë për të menaxhuar adrenalinën që të jep fitorja, ka mandatin e 4 në xhep. Po ideja është se çfarë do të bëjë Rama me drejtorët e korruptuar të administratës së tij, a do ta rifreskojë atë.

Kjo është përgjigjia që duhet të jap Rama. Nuk jam fare i suprizuar, nga numri i mandateve deri tani, pasi ai bëri një parashkimin dhe nuk foli kot, pasi i di votat që do të marr. Ka një grup njerzish përballë, ose një grup partish që nuk prodhojnë vota.

E tallën jo kënga, jo bufi, po ai e ka gjetur çelësin se si ta trajojë këtë opozitë. Askush se ka votuar për BE-në se s’është në dorën e Ramës kjo se për 5 vite mund të ndodhin gjëra të mëdha që mund të përmbysin rendin botëror, jo më negociatat e Shqipërinë.

Për mua kjo ishte votë refuzuese për Berishën dhe për ata që ai ka rreth vetes së tij. Fitorja më e madhe e Ramës në politikë ka qenë Berisha, ekzistenca e tij", tha ai.  

Ai tha se nëse Partia Demokratike do të humb, Berisha duhet që të largohet nga drejtimi i PD.

"Demokratët patën dy fitore, rikthimin e Berishës entuziazmin që krijoi në Korçë Vrenozi dhe u duke se ishte fitorja e PD, po të isha unë sot Berisha kisha një fjali për demokratët koha ime ka mbaruar dhe të largohet.

Për mua nëse e duan atë parti duhet që të japin dorëheqjen pa e marr fare mandatin e deputetit. Alimehmeti, Tabaku dhe Murrizi janë më të votuarit, pra njerzit që afektohen nga publiku janë më të votuar, Murrizi ka qenë i vërtetë me demokartët dhe ja ka thënë në sy kritikat edhe vet Berishës", tha ai.

Një koment e pati edhe këshilltarin elektoral të PD Chris LaCivita. Ai tha se marrja e tij ka qenë gabim i Berishës, pasi nuk e njihte situatën politike në Shqipëri.

"Marrja e Chris LaCivita ishte një gafë sepse se ai njeh ambientin poltikë shqiptar, që s’ka lidhje me konceptin e bërjes së politikës në Amerikë. Ai erdhi i vuri një kapele alla Trump, i mori lekët dhe iku. Zgjedhja e Berishës për ta marr atë si këshilltar ishte gabim i Berishës ose LaCivita e neglizhoi situatën", tha ai.

4 Komente

  1. 1
    1

    Gabon ne arsyetim.LACIVITA nuk u mor per te fituar PD po per te punuar me miq e shoke per te hequr nongrata.Thjesht mentalitet shqiptar paguajme dhe e kemi

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albert

      I nderuar, Denis, njerezit votojne per punet e bera dhe as per Ed Ramen e as per Sal Berishen. Shqiperia ka ndryshuar per mire ne saje te shume e shume puneve te mira qe jane bere ne cdo fushe. Jeta eshte bere me me permbajtje, vendi eshte bere me Europe, ku ishte deri dje vetem gjeografikisht. Kete ndryshim vetem bufi nuk do ta shohe. C'ke me amerikanin qe erdhi dhe beri tifo per partine e Berishes. Ai eshte demokrat 100 karate. Ai pasi u njoh me situaten ne Shqiperi, u ftoh dhe iku. Nese mori parate, ato nuk i vodhi sic ka vjedhur tash 30 vjet Berisha e Meta e jo vetem keta te dy, por kishte nje kontrate dhe sipas saj u shperblye. Po shkruaj pa ju njohur, por i bindur qe shpesh godisni ne shenje me qendrimet tuaja te drejta.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Mos!... Po theu qafen kufoma, me cilin do tallim bythen ne?

        Përgjigjjuni
        1. f
          filat

          LATIFI mori 6 miljon por dhe NOC RROKUN..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje