“Humbja e PD ka për autor Sali Berishën”

12 Maj 2025, 12:55Politika TEMA
“Humbja e PD ka për autor Sali Berishën”

Në të gjithë Shqipërisë vijon procesi i numërimit të votave, ndërsa Partia Socialiste vijon të konsolidojë fronin dhe po shkon drejt shumicës prej 84 mandate.

Analisti Martin Leka, theksoi se humbja e Partisë Demokratike ka vetëm një autor: Sali Berishën. Ai theksoi se kreu demokrat është bërë “fansi më i madh i Edi Ramës”. 

“Sot është shumë e vështirë të flasim me këto rezultate. Ja fut gjithmonë gabim dhe është bërë fansi më i madh i Edi Ramës.

Saliu në shumë raste, është i vetmi person përgjegjës, dhe nëse ka një gjë madhështore në gjithë këtë proces të zgjedhjeve në Shqipëri është humbja që ka për autor Sali Berishën”, tha ai në ABC News.

 

1 Komente

  1. U
    U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

    Sali VAMPIRIN me sakte qe ushqehet me gjakun e e Zagareve Shqiptare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje