
Numërimi i votave nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit vijon, dhe të dhënat paraprake të siguruara nga 12 kuti votimi tregojnë një epërsi të qartë për Partinë Socialiste.
Deri tani, PS ka siguruar 4,649 vota, përkundër 2,257 votave të marra nga Partia Demokratike.
Sakaq, procesi i numërimit të votave të mbërritura nga Greqia është bllokuar për shkak se KQZ pranoi kërkesën e PD, e cila kërkoi që çdo zarf me fleta votimi nga emigrantët në shtetin fqinj të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet me pretendimin se nuk janë plotësuar nga votuesit.
Në konferencë për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se PD nuk ka dërguar asnjë provë për shkelje të ligjit me votat në Greqi. Por, gjithsesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për të bllokuar procesin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia.

Si gjithmone tek Greqia dhe Serbia meshtetet Vampiri....Armiku i Shqiptareve.
Te kunati i mediut thuaj dhe te milionat e zenit dhe argitës.
Ore por kush eshte ne krye te KQZ, Celibashi apo Berisha? Duket qe si SPAK edhe KQZ i komandon Berisha. Cdo gje qe Berisha thote behet realitet dhe detyre e Celibashit apo Dumanit. Ku je ore Edi Rama qe nuk ta var njeri ore rob zoti! Ti fole dje qe votat e Vores dhe njesise 10 te shpalleshin dhe Celibashi zbatoj urdherin e 'komandant' letyres! Si more Ed i ke dhene te gjitha fuqite PD-se. Vetem popullin ke ore rob. Bej dicka ore burre i dheut. Tregoju vendin ketyre rrembythjeve qe kane zaptuar institucionet ne emer te PD-se.
Duke bllokuar votat e greqise, bllokohet rezultati per te gjitha qarqet. Pastaj, kur te numurohen vecas, dhe te dale qe shumicen i ka PS, do thuhet se jane manipuluar keto te gresise.....dhe cenohet rezultati per cdo qark....pra duhen ribere zgjedhjet perndryshe nuk njihen....... Histori e vjeter por me mjete te reja