PS fiton Devollin, Peleshi: Ky nuk është një mandat triumfi, por pune!

12 Maj 2025, 13:40Politika TEMA
PS fiton Devollin, Peleshi: Ky nuk është një mandat triumfi, por

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për qind të votave.

Ndërkohë Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 5713 vota ose 41, 83 për qind të votave. Pas shpalljes së rezultatit ka nisur festa në kampin socialist të fushatës në këtë qark.

Drejtuesi politik i PS në këtë qark Niko Peleshi e ka cilësuar një fitore historike që ka treguar rritje nga viti në vit të PS në këtë bashki.

“E dëgjuar rezultatin, është mbi 1200 vota PS në Devoll, është historike, është një grafik në rritje nga viti në vit.

Bëmë një diferencë në të gjitha drejtimet, nuk dua ta shpall si triumf, për ne është një mandat pune; duhet ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda këtij mandati”, tha Peleshi.

 

3 Komente

  1. L
    Linza

    Une jam devolli, por me vjen turp qe ka ganster, hajdut, injorant, si ky funderrina Nallbati me te vellain. Si mund te votoje Devolli i punes per nje armik te Shqiperise si monstra SB? Te gjithe ata qe votojne per kete komunistin e fundit, jane si ai pra bejne i dem Shqiperise! Turp te kene! Nese nuk e do PS, mos voto fare, ose voto partite e tjera.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salikaka

      Edhe une or mik/mike, me origjine Devolli jam, dhe nuk e kam kuptuar kurre se ç'i lidh devollinjtë me Doktor Gërdallën

      Përgjigjjuni
      1. a
        aleks

        me ne fund devolli doli nga lista e çyrykeve,(shaka), bravo devolli qe i dhe pergjigjen e merituar atij gangsterit Nallbati, qe ben te fortin , me njerez te thjeshte dhe puntore, qe mbajne familjen me pune dhe djerse

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje