Xhaferraj për protestën në 7 korrik: Nuk marrim pjesë nëse na nxihet emri! Nuk është për qytetarët, por për probleme personale

30 Qershor 2022, 11:51Politika TEMA

Xhaferraj për protestën në 7 korrik: Nuk marrim pjesë

Deputeti Ferdinand Xhaferaj nuk do të jetë i pranishëm në protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha. Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti demokrat për gazetarët para Kuvendit.

Për Xhaferajn protesta nuk po bëhet për problematikat që shqetësojnë qytetarët, por për probleme personale.

“Ne jemi dakord për protesta por kjo protestë nuk ka të bëjë me problemet e qytetarëve. Unë nuk marr pjesë. Zoti Rama po bëhet 10 vite që ia nxin jetën qytetarëve ne nuk bëjmë protestë nëse na nxihet emri jonë.

Jam këtu për të sqaruar qytetarët se nuk ka të bëjë me problemet e qytetarëve. Nëse duam të shpëtojmë të djathtën Berisha duhet të bëjë një hap pas. Rama nuk ka rritur çmimet tani, po bëhen 10 vite, po nuk mund të dalim në protestë ku na nxihet emri jonë”, tha ai.

 

2 Komente

  1. B
    Bravo

    Sinqerisht jemi tallur me ty se do ndryshoje diellin ishte nje lapsus mendoje por je vertete njeri me inegritete bravoooooo

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Shume mire qe te mos marre pjese ky deficent, qesharak, se ky eshte nje turp kombetar Tipiku i hajvanit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje