Ylli Rakipi, debat me Albana Vokshin: Edhe Evi Kokalarin e shpallët armike, do të mbeteni 5-6 vetë në PD

10 Shkurt 2023, 09:20Politika TEMA

Ylli Rakipi, debat me Albana Vokshin: Edhe Evi Kokalarin e shpallët armike,

Gazetari Ylli Rakipi ka pyetur Albana Vokshin, lidhur me "hapjen" e Partisë Demokratike, e cila u premtua në "Foltoret" e Sali Berishës. 

Vokshi, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", deklaroi se PD është e hapur dhe se është zgjedhje personale e gjithësecilit që ka vendosur të largohet, megjithatë ajo i bëri thirrje edhe Evi Kokalarit të rikthehet nëse do, pasi PD ka miratuar fraksionet në Statut. 

Ylli Rakipi: Pse është ndryshe Partia Demokratike sot? Pse është më e mirë se partie e Lulit?

Albana Vokshi: Kemi bërë gjithçka ndryshe. Kemi qenë parti pa frymë, pa struktura, ku çdo kandidat për çdo lloj niveli vendoseshin në orën 12 te zyra e ish kryetarit. Tani kemi futur votën që vendos.

Ylli Rakipi: Në PD ka një klimë armiqësore. Edhe Evi Kokalarin që e ndihmoi Berishën, me të gjithë mundësitë që kishte, e keni shpallur armike dhe ajo po krijon parti tjetër. Ndoshta nuk ju duket humbje por me këto ritme, do të mbeteni 5-6 vetë atje...

Albana Vokshi: Kjo është çështje demokracie. Vota sjell pakënaqësi. Nuk emërohesh më te zyra e kryetarit. A sjell vota produktin më të mirë? Ama kemi futur votën për çdo nivel strukture. Zonja Koklari ka zgjedhur vetë. Ne e ftojmë sërish të vijë.

Pse i them të vij, sepse Statuti krijoi mundësi që PD të hapej dhe të pranojë edhe mendimin kundër. Nuk je dakord me vendimin e kryetarit? Atëherë ke fraksionet. Evi nuk ka pse ikën, le të vijë. Apo kushdo tjetër.

Ylli Rakipi: PD duket shumë e vjetër në koncepte. Duket shumë skematike, nuk frymëzon njeri, nuk frymëzon të rinjtë. Nuk ka ide, vetëm sharje për Edi Ramën.

Albana Vokshi: Vitin e fundit kemi kaluar në një proces shumë të vështirë, kemi qenë për mbijetesë. Nuk jemi partia me performancën më të mirë të mundshme, por ka një arsye pse ishim për mbijetesë. Ka një emër që mund të na mohojë edhe hyrjen në zgjedhje, e ka emrin Edi Rama. A duhet të fillojmë të jemi ndryshe?

Sapo ne të kemi vulën të regjistruar dhe të institucionalizohemi siç na takon, partia duhet të marrë tjetër fytyrë. Ne jemi marrë me problemet e mbijetesës.

Së pari duhet të shpëtojmë pluralizmin.

Kërkojmë ndihmën e çdo qytetari, të mediave, të trupit diplomatik. Keni parë një ambasador të flasë kur përjashtohen deputetët e opozitës nga Parlamenti?

8 Komente

  1. a
    altin

    politika shqiptare ,gjithmone ne konflikt ,dakordesi per asgje ,opozita ate qe shan sot e mbron neser kur vjen ne pushtet ,maxhoranca te kunderten ......shqipot ankohen se ske per ke te votosh ,si fillim filloni mos votoni keta tre sharlatane(meta ,rama ,berisha) pastaj flasim.....

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Saktë,duhet marrë shembull votimet që u mbajtën para pak kohësh në Tunizi.Elektorati atje i bojkotoi zgjedhjet.Raundi i parë kishte dalje vetëm 9%, ndërsa në të dytën 11.2%!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Buda

      Shqiperia ka nevoje per rithemelimin e Partise Republikane

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Sa kohe te imponohen figura si bucja plake( Vokshi) ne PD , ne sjemi ne pushtet.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Ne PD tuaj ndodhen vetem ata qe mund te jene dosje ata ose familjaret e tyre si dhe shume te korruptuarit me lejen e tij per te cilen e akuzojnë amerikanet pra vetem ata qe humben pushtetin para 2013 qe te gjithe me njolla ne biografi

          Përgjigjjuni
          1. m
            monika

            si silleni ju te opozites ne parlament duhet te perjashtoheni per pergjithmone nga parlamenti. ju jeni nje grunbull rrugeqrish qe u kane vene perpara dy kriminele, hajdute e te marre nga veriu, flamur shkop noka e sali shpellar krimineli shto baxhellat me kutia perzervativi moniken e albana vokshin sa te vjen pper te vjelle kur i shef ne fotografi te shprftyruara nga droga e operacionet plastike. o z rakipi mos e ul vehten kaq poshte cfare dreqin do aty ajo injorante qe di me pak se nje mesues fillorjeje e kohes enverit. moniken e albanen me ia u dhene petrit vasilit e nard ndokes ne paronazh me pergatit me fole se shkojne ndermjet tyre

            Përgjigjjuni
            1. J
              JU BEFTE MIRE

              SALIU E MBAJTI VOKSHIN PER TE VJEDHUR VOTAT SE ASHTE MJESHTRE PER TE VJEDHUR QELBESIRA. TANI NE PD DO TE NGELI ME 5 QELBESIRA; SALIU , NOKA, LIRIJA, ZENI DHE VOKISIA

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokrati

                Moj injorante ,thua a keni pare ndonje ambasador te flase kur perjashtrohet nje deputet i opozites ,ti dhe Non Grata e keni mare damken ,per cfare te flasin ,per nje parti qe drejtohet nga vrasesi Non Grata ,ju shume shpejt do zhdukeni si shoqata ( Nevojtore ) si e keni vene emrin shoqates atje ne ( Nevojtore ) do shkoni te gjithe we te fryeni duke hengur mutin e njeri tjetrit .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje