Dhuna ndaj grupit të xhirimit të emisionit “Fiks Fare”: Reagon Presidenti Begaj

9 Shkurt 2023, 19:17Politika TEMA

 

Dhuna ndaj grupit të xhirimit të emisionit “Fiks Fare”:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot indinjatën mbi aktin e rëndë të dhunimit të punonjësve të medias dhe inkurajoi organet ligjzbatuese ta ndjekin me përgjegjshmëri të lartë këtë rast flagrant të dhunimit të fjalës së lirë.

“Mësova me keqardhje për kërcënimin me armë, ndalimin dhe dhunimin e ushtruar ndaj grupit të xhirimit të emisionit “Fiks Fare”, gjatë kryerjes së misionit të tyre hulumtues e denoncues në fshatin Nikël të Krujës. Shpreh indinjatën mbi këtë akt të rëndë të dhunimit të punonjësve të medias, si dhe mbështes emisionin “Fiks Fare” në misionin, guximin dhe profesionalizmin që ka treguar në denoncimin publik të fenomeneve korruptive dhe dukurive që shqetësojnë shoqërinë shqiptare”, u shpreh Presidenti përmes një njoftimi për shtyp.

Kreu i Shtetit theksoi se kërcënimi i jetës së gazetarëve në ushtrimin e detyrës nuk duhet të tolerohet në një shoqëri demokratike.

3 Komente

  1. R
    Realpolitika

    Përgjigja dhe veprimi i Policisë vendore lë shumë për të dëshiruar . Bëjnë sikur lëvizin , por tregon qartë në mos të korruptuar, të paktë shpërdorim detyre, tallen me taksat tona . Qeveria duhet të kërkoj llogari që të mos trashet zullumi .

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elabela

      Foli Baromi pe Rrogozine....kukulla e EDroganit............looooool

      Përgjigjjuni
    2. c
      cuni i Babes,atashuar ne Arnautistan

      Po Rama,ku vazhdon te qendroje i fshehur,gjithe keto vite,kur ne zonen e krujes,ka vazhduar e patrazuar katastrofa e shkaterrimit te natyres,nga aktiviteti vandalesh te eger. Ndihet katerciperish e korruptuar ndergjegja e Rames,nga qendrimi i gjate ne pushtet,duke vazhduar tu dergoje pa fund shqiptareve kartolina te bukura,nga bemat e pushtetit dhe cuditerisht asnje kartoline te llojit shkaterrimtar baterdi anti ligjor,si ky i Krujes,qe ka mbi nje dhjetvjecare qe vazhdon te bej gjemen.Dhe ky lloj kartolinash me cfare i nxjerin gazetaret me ze dhe figure jane goxha shume. Nuk ka nxjerre as koken,per te denuar,qofte dhe me ndonje fjale te vakur te denonte kete akt terrorist,te kryer nga keto kafshe te egra gravitqare me kryeminister Ramen.. Dhe fjalet e laderimit me te larte,ne drejtim te gazetareve heronj te fiksit,qe ben dhe punen e nje qeverie ,qe leshon vetyem pordhe dhe asnje kritike per punen e saj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje