
Dashamir Shehi e përjashtoi veten nga pjesëmarrja në protestën e thirrur nga Berisha më 11 shkurt për shkak të ndasive që ka si me kreun e Partisë Demokratike dhe atë të Partisë së Lirisë. Në studion e Ditarit në A2 CNN, ai theksoi nevojën e adresave të reja politike dhe jo besnik qorr të partisë.
“Unë nëpër tribunë nuk hypi. Nuk ndajmë të njëjtat ide me ta, por gjykoj që çdo njeri e grup politik e shoqëria civile e biznesi duhet të reagojë ndaj kësaj situate. Si qytetar i jam bashkuar të gjitha protestave, si njeri politik nuk ndaj të njëjta ide as me Berishën e as me Metën.
Unë gjykoj që kemi nevojë për adresa të reja politike, nuk riciklojmë vetveten pafundësisht. Këtu kanë ndodh gjëra në çdo kohë edhe në kohën e Metës e Berishës, duhet të largojmë Ramën kjo na bashkon, por nuk duhet të vazhdojmë qorrazi besnik të partisë”, tha ai.
Ai thekson se populli duhet të reagojë ndaj çdo të keqeje në këtë vend, që sipas Shehit këtu është kalcifikuar:
“Protesta është e rëndësishme por nëse ia delegojmë pritshmërinë protestës bëjmë një gabim. Shpresoj që të jetë e madhe për të treguar se populli reagon ndaj së keqes, por këtu po ndodh përditë. Kokainë, pastruese, inceneratorët që nuk merret vesh ku kanë shkuar milionat këtu ndodh përditë nëpunës të lartë sa e kanë zhvleftësuar idenë e skandalit. E keqja është kalcifikuar”.
Rritja e çmimeve edhe kostoja e jetesës sidomos për të varfrit, është një tjetër arsye sipas tij për të protestuar, ndërsa sugjeron dyfishim të pagave për të ndalur largimin e shtresës së mesme dhe të rinjve:
“Populli shqiptar duhet të kishte dalë në rrugë me kohë, kostoja e jetesës për të varfrin është rritur 20% dhe duhet të kishin reaguar. E ka këtë esencë demokratike, nuk e kemi.
Ne shpesh shkojmë pas partisë na mobilizon partia, populli shqiptare duhet të ishte ngritur me kohë për talljen me çmimet, me rrogat që nuk ngrihen prej 10 vitesh. Duhen dyfishuar rrogat e shqiptarëve dhe mund të arrihet brenda një mandati dhe me bashkëpunim nga palët dhe jo për t’i bërë qejfin njërës palë e tjetrës por për të ndaluar largimin e rinisë e shtresës së mesme”.
Dashi do te besohet vetem kur te jete esell.
Na lajmeroni kur te jape intervista esell Dash Rakia, i ka ikur goja shtrembet sipas formes se gotes qe pi raki.
Or pijanec e keni provuar dy here ne dhune ,e di mire ti qe nuk meret pushteti pa vote ,sikur te rrini dite nate deri ne zgjedhjet e 2025 nuk e merni dot pushtetin ,se populli ja ka dhene voten PS ,si bythlepires qe je mos mungo ne revolucion
Kthjellohu Dashi per gjtha ke te drejte sikure i gjthe populli po protesta nuk behet per keto qe thua ti por per Saliun , Liken , Zenin , Mediun dhe Monen
Ky dashi me kembore duhet se pari te ike vet nga politika aktive ...
Dash Shehi është intekektual kombëtarë ka besë e burreri nuk është karagjoz si Sali fashisti dhe Ilir spiuni
????????????Eshte Qytetar i mirefillte!!! respekte
epo mire le te rrije me pacen dhe pilafin e surrelit.
Po kur nuk ndan te njejtat ide ckarin ke qe qurravepsesh per karrike deputeti falas( se vota ske) . Pijanec burre... me fal... “ pijedashes”...