
Ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehur se janë në dijeni të përpjekjeve për të frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët.
Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja shkruan se është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe për të ecur përpara.
Diplomatja shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të gjitha zhvillimeve dhe do vijojnë të mbështesin fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi.
“Ne jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e shumta për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve me fjalë të tjera, për t’u zvarritur Shqipërinë në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.
Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo prapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan Yuri Kim.
Eeeeh, reforma në drejtësi!? Në Shqipëri, aq kohë sa ata që e rrënuan dhe degjeneruan drejtësinë janë në politikë dhe pushtet, asgjë nuk mund të arrihet. Populli po vazhdon të jetojë me endrrën e madhe amerikane, për reformën në drejtësi.
Kimetja si gjithmone ka te drejte.Derrat do fluturojne nje dite.
Si vajti takimi me Meten? Mire ishte? Ky eshte shantazh i hapur per Tahirin te cilin ende nuk e kane falur qe nuk ju bind.
Zonja Ambasadore e SHBA -se ne Shqiperi, Yuri Kim, nese doni forcimin dhe pavaresin e Pushtetit te Drejtesise duhet qe Presidenti i Republikes te jete jurist dhe te zgjidhet me votim nga kolektivi i Gjyqtareve dhe jo nga Parlamenti
Zonja e nderuar Kim vettingu duhet rifilluar nga SPAK-u ! Deri tash kane marre paga te majme si ne Amerike dhe kane ngrohur vetem kolltuqet duke u marre me “Cironkat” dhe DY PESHKAQENET- bejne ore e cast ksarshillek deri edhe ne Shtepine e Bardhe ! Imagjinojeni donkishotet: binomi Berisha- Meta-j ……! I