Dalin emrat e kandidatëve të propozuar nga Sali Berisha për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD. Emrat u mbajtën sekret deri në nisjen e punimeve të Kuvendit dhe delegatët u njohën zyrtarisht me to vetëm një orë pas nisjes së Kuvendit.
Vetëm 200 kandidatë do të zgjidhen, të cilët më pas do të votojnë propozimet e Sali Berishës për ekipin e ri drejtues.
Mes emrave janë Stresi, djali i ish-truprojës së Sali Berishës, Sali Lushaj, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ish ministri i Çështjeve Sociale në vitet 2009-2013, Spiro Ksera, i cili vite më parë u dënua me 20 muaj burgim për vjedhje të fondeve, ish lojtari i Big Brother, tenori Armaldo Kllogjeri.
Ndër emrat e rinj që mund të përmenden, janë edhe vajza e ish-Presidentit, Bujar Nishani, djali i Azem Hajdarit, dhe djali i Sokol Olldashit.
Pjesa tjetër e kandidatëve të propozuar, janë figura të vjetra ose emra që janë pjesë e partisë, ose që kanë qenë anëtarë më parë të Këshillit Kombëtar, apo edhe gazetarë që punojnë në Syri Tv.
Në listë nuk mungon as Agron Kuliçaj, i cili ka qenë edhe më herët pjesë e Këshillit Kombëtar. Kuliçaj ka qenë numri dy i Policisë së Shtetit gjatë masakrës së 21 janarit dhe është marrë në pyetje nga SPAK për veprimet e uniformave blu atë 21 janar.
Ah sikur te ishte gjalle dhe Gazidede, patjeter qe do te ishte nder kandidaturat e Saliut dhe do ta conte PD ne fitore, bashke me drogaxhiun Stresi e Agron Kulocaj. Mos ka harruar edhe nje vlere tjeter te madhe te PD, Erzen Breçanin????
Ky eshte kuvedi I plehrave, ne krye eshte krye plehrave, qenja me e ndyre qe ka lindur ai vend I mrekullushem.
O kasolle ku na mblodhe!
Agron Kulicaj i kudo ndolluri per cdo gje shkateruese per Shqiperine me urdher te Salush Serbit qe kur ka wene ne polici e so . O prokurori ndiqeni nje here se te gjitha djegje , hedhe ne ere shtydhash tensioni rrahje apo molotovet i drejton mafjozi polic Tung