Zef Brozi: Mirënjohje për Yuri Kim dhe gjithë ambasadorët amerikanë, përfshirë atë që më shpëtoi nga rrëmbimi i organizuar nga SHIK-sit e Berishës

10 Dhjetor 2022, 11:46Politika TEMA

Zef Brozi: Mirënjohje për Yuri Kim dhe gjithë ambasadorët

Respekt e Mirënjohje për ambasadoren e nderuar Yuri Kim dhe gjithë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë  shërbyer në Shqipërinë tonë të dashur.

I kujtoj me respekt e mirënjohje ambasadorët dhe personelin e Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Më mahnit dashuria e tyre e madhe për Shqipërinë, për popullin shqiptar, për historinë dhe interesin që tregojnë për kulturën tonë kombëtare dhe bukuritë natyrore.

Mirënjohje e pamasë ambasadores së nderuar Yuri Kim e cila vazhdon misionin e saj fisnik në Shqipëri. Ajo po zbaton me vendosmëri politikat e President Biden për luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri, për vazhdimin e përfundimin me sukses të Reformës në Drejtësi dhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të shumëanshëm midis SHBA dhe Shqipërisë.

Unë kam respekt dhe admirim për kurajon, vendosmërinë dhe këmbënguljen që ambasadorja Kim po tregon me ndihmesën e saj për forcimin e themeleve të një shteti demokratik e dinjitoz; për një pushtet gjyqësor e prokurori të pavarur e të cliruar nga influencat politike në vendimarrjet e tyre; për një pushtet legjislativ ku deputetët të zgjidhen pa manipuluar zgjedhjet dhe të përfaqësojnë vullnetin e lire të popullit; për një pushtet ekzekutiv që të punojë seriozisht për përmirësimin dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Që nga viti 2008 e deri tani kam njohur e takuar edhe ambasadorin John L. Withers II, zëvëndës ambasadorin Stephen Cristina dhe ambasadorin Donald Lu. Ambasadori Withers lexonte shumë dhe kishte njohuri të admirueshme edhe për Shqipërinë, madje edhe për letërsinë shqiptare. Kur ai më citonte edhe pjesë nga autorë shqiptar unë më të qeshur i thoja se ju e njihni letërsinë shqipe mbase më mirë se shumë shqiptar. Nga takimet dhe bisedat me ambasadorin Withers kur unë isha në Shqipëri me një projekt të USAID-it ne vitet 2007-2010 kam vënë re jo vetëm se sa shumë ai e donte Shqipërinë, por edhe shqetësimin e tij se korrupsioni marramendës shtetëror ishte një rrezik i madh për fatet e demokracisë në Shqipëri.

Zv. Ambasadorin Stephen Cristina dhe gruan e tij Lea, Ambasadorin Lu, gruan dhe fëmijët e tij unë kam patur fatin t’i takoj dhe te miqësohem para se ata të shkonin në Shqipëri. Zoti Stephen e fliste mirë gjuhën shqipe, ndërsa Znj. Lea kishte pasion artin. Ishin një cift shumë simpatik, të komunikueshëm dhë shumë të dashur. Gjatë kohës që ata shërbyen në Shqipëri kam pasur kënaqësinë t’i takoja edhe kur une vija në Shqiperi.

Në takimet që kam pasur me Ambasadorin Lu ai fliste me admirim për Shqipërinë dhe ishte shumë i përkushtuar ndaj Reformës në Drejtësi. Ai do të mbahet mend edhe si ambasadori që bëri të mundur miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve dhe amendamenteve kushtetuese për Reformën në Drejtësi me 140 vota, pra me votat e të gjithë deputetëve, përfshirë edhe ata që kishin qenë kundërshtarë të reformës deri ditën e votimit. Ai bëri gjithcka qe ishte e mundur për të inkurajuar organet e dejtësisë për të hetuar e ndëshkuar korrupsionin e zyrtarëvë të lartë dhe për zbatimin e Reformës në Drejtësi pa vonesa.

Në vitet 1992-1993 kur unë isha deputet dhe Kryetar i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin Popullor, si edhe gjate periudhës Shtator 1993-Shtator 1995 kur isha Kryetar i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë), kam pasur mundësinë dhe kënaqësinë të njihem dhe të bashkë punoj me ambasadorët amerikan William Edwin Ryerson dhe Joseph Edward Lake.

Ambasadori Ryerson është shumë i njohur në Shqipëri për kontributin e cmuar që ai dha publikisht në fitoren e opozitës gjatë fushatës për zgjedhjet pluraliste parlamentare të 22 Marsit 1992. Këngëtari mirditor Mark Gjoka (Mjeshtër i Madh) në këngën “Kapidan Preng Dede Gjomarkaj” ka disa vargje të bukura dedikuar vizitës së Ryersonit në Mirditë në ato vitë të vështira dhe ndryshimesh të vrullshme.  Ja disa vargje të këngës: “Pret Mirdita mik të rrallë/Ryerson mirëse ke ardhë/Mirëse vjen nga Amerika/ Ditë të bardh ka sot Mirdita.”

Nga takimet që kam pasur sidomos kur isha në Gjyaktën e Kasacionit diskutonim për rëndësinë jetike që do të kishte për Shqipërinë ndërtimi i një Gjyqësori të pavarur e të paanshëm. Ambasadori Ryerson u largua nga Shqipëria në Tetor 1994 kur nuk ishin bërë publike konfliktet e Gjykatës së Kasacionit me presidentin Sali Berisha, i cili po synonte të asgjësonte cdo tendencë pavarësie të gjykatave.  Në takimet që kam pasur më pas me Ambasadorin Ryerson këtu në Amerikë ai shprehte edhe zhgenjimin e tij me disa politikanë e pushtetar të Shqipërisë. Në intervistat e publikimet e tij gjatë vitit 2022 ai shfaq dashurinë e tij për Shqipërinë dhe thekson se ka ardhur koha që brezi i vjetër t’ia hapë rrugën një brezi të ri udhëhëqësish për ta cliruar Shqipërinë nga fantazmat e tmerrëshme të së kaluarës dhe për ta cuar vendin drejt së ardhmes.

Me ambasadorin Joseph Edward Lake që erdhi në Shqipëri pas Ryersonit u njohëm në periudhën e vështirë kur lufta ndaj Gjykatës së Kasacionit dhe terrori shtetëror ndaj meje si kryetar i saj u bënë haptazi dhe me egërsi tmerruese diktatoriale. President Berisha kishte vendosur ta vinte plotësisht nën thundrat dhe kontrollin e tij gjyqësorin dhe ta përdorte atë  për interesat e tij personale e politike. Ndërsa unë dhe disa gjyqtarë të tjerë të motivuar nga vizioni ynë për një gjyqësor të pavarur dhe për një drejtësi të barabartë për të gjithë sipas ligjit, po i rezistonim me aq sa mundnim ndërhyrjeve e sulmeve brutale të pushtetit Berishian. Natyrisht për të huajt, pra edhe për disa ambasada në Shqipëri, nuk ishte e lehtë të kuptonin atë që po ndodhte në betejën e ekzekutivit kundër Gjykatës së Kasacionit edhe për shkak të dizinformimit të qëllimshëm të pushtetit Ekzekutiv.  Aq më tepër kur pothuajse mungonte media dhe shtypi i pavarur dhe pushteti mashtronte lehtësisht shqiptarët, të huajt dhe institucionet ndërkombëtare në Shqipëri, në Europe dhe në Amerikë. Në takimet që pata më ambasadorin Lake e kuptoja shqetësimin e tij për cfarë po ndodhte dhe dëshirën e tij që situata të qëtësohej e normalizohej.  Shtëpia e Bardhë dhe vetë Presidenti Klinton nga informacioni që merrnin nga burime të ndryshme e kishin kuptuar se Berisha po dhunonte gjyqësorin e sidomos Gjykatën e Kasacionit, që ishte e vetmja shpresë në ato vite për njëfarë pavarësie nga diktatet dhe ndërhyrjet e pushteteve të tjerë dhe politikës.

Unë u jam mirënjohës Presidentit Klinton, këshilltarit të tij në Këshillin e Sigurisë Kombëtare Richard Schifter, Ambassadorit Lake dhe personelit të Ambasadës Amerikane (sidomos Carl Siebentritt) për mbështetjen e madhe që dhanë në betejën për pavarësinë e gjykatave dhe për të më shpëtuar jetën e rrezikuar nga terrori berishian. Carl Siebentrit ka qenë prezent dhe ka parë vetë rrethimin e Gjykatës së Kasacionit me SHIKAS e policë në mbrëmjen e pabesë të 21 Shtatorit 1995 kur unë isha në zyrë dhe parlamenti me urdhër të Berishës dhe me vota të fallsifikuar e duke dhunuar Kushtetutën më shkarkoi si gjyqtar e kryetar i Gjykatës së Kasacionit. Ai erdhi në apartamentin tim edhe kur heret në mëngjesin e së Shtunes me 4 Nëntor 1995 SHIKU, policia dhe bandat kriminale të presidentit Berisha rrethuan pallatin ku unë kisha apartamentin dhe tentuan të më rrëmbenin e zhduknin në “drejtim të paditur nga persona të paidentifikuar”. Vetëm në saj të mbrojtjes që na u dha nga qeveria amerikane, institucionet nderkombetare dhe ambasada Amerikane, plani kriminal i Berishës dështoi. Me 12 Nëntor 1995 nën kujdesin e qeverisë së ShBA-s dhe nën mbikqyrjen direkte të Carl Siebentritt derisa u nis avioni, unë dhe bashkeshortja ime Diana u larguam nga Shqipëria dhe erdhëm në Amerikë ku na u dha statusi i të persektuarit politik e më pas shtetësia amerikane.

Edhe si shtetas amerikan unë ndihem shumë krenar me ambasadoren e nderuar Yuri Kim dhe gjithë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë shërbyer në Shqipërinë tonë të dashur. Unë përzemërsisht u them: SHUME FALEMINDERIT!

Foto me Ambasadorin Donald Lu

Zef Brozi: Mirënjohje për Yuri Kim dhe gjithë ambasadorët

Foto me Ambasadorin Ryerson

Zef Brozi: Mirënjohje për Yuri Kim dhe gjithë ambasadorët

35 Komente

  1. E
    EMIGRANTI

    Hajde mbushi mendjen malokeve tuaj.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mal Cori

      Joo ! Kjo asht rrenë ! Berisha asht lexhenda e kombit ! Ky Broz Tito ka dasht me e vra Berishën së bashku me shkiet ! ............................... Ty o Jezef Broz Tito, asht dasht me ta ba ftyrën ma si se kpuca..

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Eh zoti Zef Brozi! Njerëz si ty kaq te mire, nuk i vijnë këtij vendi. Ju personalisht jini nje intelektual i shkallës së parë dhe shumë të domosdoshëm,por ja që nuk është e mundur. Ju sot jetoni në Amerikë. Shqipëria edhe sot po vuan tersllëmet e Sali Berishes,këtij njeriu të keq,shumë te keq, sa edhe Amerika nuk ka çfarë ti bëjë. Është fatkeqësi qe ne shqipëri ka lindur ky njeri i keq, qe me djallezit e tija ka marë mëqafë shumë njerëz,shkatërroi shqiperinë,gjithe atë pasuri qe u ndërtua ne kohën e socializmit me djersën e popullit u rrafshuan nga sipëfaqja e dheut, duke përmbushur kështu detyrat që i ka ngarkuar UDB Jugosllave. Ju zoti Brozi shpëtuat,iket me vështirësi në Amerikë,por shqipëria dhe populli shqipëtar po vuan akoma nga Sali Berisha,po meren meqafë nga ai si rezultat i shpifjeve dhe akuzave të pabaza,perfundojnë nëpër burgje apo ekzekutohen e rrembehen si Kosta Trebicka,Sokol Olldashi,Remzi Hoxha etj. Shpresojmë te Amerika,qe do vij një ditë,që ky njeri i poshter te shkoi ne vendin që i takon,ne burg me deniim të përjetshëm.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          Me e keqja eshte se Berisha ka bete ortak ata qe zvendsuan ate.I premtuan popullit se Saliun do ta conin para pergjegjesise per krimet dhe korrupsionin qe kishte bere por ata u bene ortak me Saliun dhe popullin e tradhetuan.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emigranti

            Me e keqja eshte se Berisha ka bete ortak ata qe zvendsuan ate.I premtuan popullit se Saliun do ta conin para pergjegjesise per krimet dhe korrupsionin qe kishte bere por ata u bene ortak me Saliun dhe popullin e tradhetuan.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigranti

              Me e keqja eshte se Berisha ka bete ortak ata qe zvendsuan ate.I premtuan popullit se Saliun do ta conin para pergjegjesise per krimet dhe korrupsionin qe kishte bere por ata u bene ortak me Saliun dhe popullin e tradhetuan.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emigranti

                Me e keqja eshte se Berisha ka bete ortak ata qe zvendsuan ate.I premtuan popullit se Saliun do ta conin para pergjegjesise per krimet dhe korrupsionin qe kishte bere por ata u bene ortak me Saliun dhe popullin e tradhetuan.

                Përgjigjjuni
              2. Y
                Ylli

                Shko ore pirdhu ti analfabet dhe injorant. ....YYYYYYyyyyyyyy shko e meso te flasesh e shkruash shqip ore shpellaaarrrrrrr

                Përgjigjjuni
              3. D
                Deshmitari

                Keto kane qene nga familjet e pakta komuniste e spiune te Mirdites! Ky i rrinte si zar Azem Hajdarit

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Marku

                  Malok i satam qfar do thuash me malok jam I sigurt je nga jugu ne mos ti yt atë rrinte ne mal ose ne balte te fushën i thua malok kujdo nga veriu pamvarsi8se nuk I ka shkel kam ne balt o ne mal ka ecur ne asfalt

                  Përgjigjjuni
                2. F
                  Fisniku i Freskut

                  Asnje ambasador, i kujtdo shteti te fuqishem nuk ka mundur te perballet ne Shqiperi me bajraktarin e Vicidolit; eshte nje fakt qe e ka shnderuar kryeagjentin serbo-rus, kryekriminelin Sali Berisha ne nje Legjende te gjalle autoktone shqiptare. Bere mire qe ike, shpetove koken o Zef, por mos gabo te kthesh koken mbrapa!

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    ee,

                    Dmth sipas Fisniku i Freskit, shqiptaret ikijn nga Shqiperia nga Sali Berisha dhe jo nga Edi Rama! E thashe kete si deduksion i fjaleve te cituara me siper. Dhe eshte nje e vertete e madhe. Sali Berisha rron, mban perdore nje vajze te re, nuse desha te thosha dhe nuk e kuptoj: veç grushtit te atij mekatarit, do kete ndonje burre apo grua prokuror ta arrestoj kete dobiç nga Sheqerja dhe kete kryekriminel nga bemat ne Shqiperi apo do i poftiset prape ndonje fukarai te ja heq koken?!

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Drejtesia e munguar

                    Simbol I njeriut të ndershëm! Respekte!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Popull

                      Ha ha ha pyet njehere Blendi Gonxher qe i rrinte te dera Gj larte!

                      Përgjigjjuni
                    2. H
                      Hiu, ha ha ha

                      Xhevahir ka rrit mirdita trimat qe i pat dhan , djal petrit si Zef Brozi ma se ban Syri tij si shqipe mali ne qdo ven xixllon , zemra tij zemer bujari popullin dashuron Kur ne token tone arbnore shkel fashizmi oo i zi , bardhok biba neper male luftoj per liri Kur mirdita u shlirue aj punoj n'pushtet per ta populli kan votue t'zgjedhet deputet Por aksioni e kan ba planin mos me lan te gjall qoj italia aeroplanat plot me gjakatar Dhe papritm aj plumb o i zi ne gjoks oo i ka ra , pastaj tjetri drejt ne bri me gjak e ka la Rreth e rrotull rrin shoqnia roje tu qendru zemrat e tyne fort po qanin smujshin me u pajtu Zemrat e tyre fort po theheshin qohu mos rri i shtrit qohu bardhok na drejto sonte mbledhjen e partis Qohu Zef me shku n'tiran se je deputet qohu se shkresa te ka ardh mbledhja po te pret Qohu Zef e shihe nanen qe po tkan permbi qohu pajtohu me tan mirditen qe po kan per ty Qohu Zef pajtoe qiken qe po qan per ty qohu shikoje mriken tane tu ka vesh me tzi Ah bre shok aj u pergjigj nuk po muj me u quu plumat e tradhtarve more trupin ma shtramnun Lamtumir i tha familjes dhe vendlindjes tvet emni yt o Zef Brozi jo nuk vdes ooo per jetttt

                      Përgjigjjuni
                      1. 1
                        1

                        Intelektuali dallohet mijra metro larg.Refim me kulture dhe realist.Krahasoheni kete me shkrimet e Robert Papes ku mbasi na tregoi bunkeret ne bllok vajti ne SHBA-te te luftoje komunizmin dhe sorosin.Nje person qe leh per tu paguar nga kushdo qe i del para.Respekte per njeriun e kulturuar dhe patriotin ZEF BROCI

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mali

                          Nje pyetje kam Pse s’ je bere i gjalla Ke disa vjet qe ke humbur dhe s’ ke dhenur a’s nje mendim apo nje analize per te gjitha keto ngjarje qe ka kaluar vendi jone

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Saktësimi

                            Nuk ke lexuar ose ke lexuar por të leverdis ta shtrosh këtë pyetje. Me dhjetëra herë ka bërë intervista dhe ka dhënë mendime.

                            Përgjigjjuni
                          2. Z
                            Zgalem

                            Nje rikthim i Zef Beozit , ne atdheun e orgjines , e quaj ndihme direkte , qe do t'i jepte atdheut , ne krijimiin e nje gjykate te pa varur , simbas parafytyrimit te ambasadorve , Lu dhe Kim . Do te jete nje kohe , qe drejtesia , do te realizohet , por Zefi kete proces do ta pershpetoje . Individet kane rrol paresor , ne keto procese . Zefi nuk eshte thjesht jurist i kompletuar , por atdhetar i flakte . Sakrificat , qe ben njeriu , per atdheun , jane dekorata morale , qe i njef historia . Zgalem

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xha Gajduri

                              Po Zefi do e bente drejtesine e pavarur si ne kohe te Makragjoneve. Bej nje lutje Bidenit.

                              Përgjigjjuni
                            2. F
                              Feridun Xhindoli.

                              Respekt per Zotin Zef Brozi dhe per historin personale.Ai e kishte shume te lehte te pajtohej me kriminelin Sali Berisha dhe te kishte jetegjatesi ne gjykaten e larte se sa te perbadhej me kriminelin e pabese. Te lumte zoti Zef,shpresoj qe te kemi sa me shume intelektual te ndershem si ju.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mokrari

                                Vlersim per shkrimin tend zoti brozi nje vlersim per ngjarjen qe ndodhi me berishen do beje mire se e ke hequr vete ne kuriz.Do zoti na vjene nje JURI KIM tjeter se me kete kaste politike qe ka shqiperia ndryshe ne shqipetareve na mori LUMI.

                                Përgjigjjuni
                                1. .
                                  ...

                                  Paska dale fisi Zefit tu i bere komplimenta a thua se ne qe kemi jetuar ate kohe nuk e dime se cfare vemje e servili ka qene

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lili

                                    Vertet Zef?! Po ti sikur ke luftuar per mos nderhyrjet dhe ndarjet e pushteteve?! Apo dhe ti luftove per nje ftese ne ambasade ne 4 Korrik si shume sharlatane qe rrezojne principet e demokracise per nje pension te Uncle Sam?!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Malitha

                                      Je shumë i respektuar per pavarësinë tende a nuk mundet që të vazhdosh të kontribuosh akoma ne Shqipëri

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Genti

                                        Që me arratisjen e Brozit në SHBA u mor vesh se rregjimi i Berishës dhe PD-së po shkiste drejt fashizmit. Ashtu edhe sikurse ndodhi në fakt. Që atëherë edhe SHBA filloi të ketë rezerva ndaj tij derisa i vuri damkën "non grata" i padëshiruar di i korruptuar dhe shjatërrues i demokracisë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bato

                                          Ka mjaftuar qe USA te dije historine e Brozite jete ye rrezikuar qe vicidolasi te futet ne listen e nongratave!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bravo Mirditor i mire

                                            I nderuar Zef pa te hedhur posht ato qe shkruan Shqiperia nje dite do te behet por puna eshte kur . Atdhetaret e vertete wendojne ketu dhe me veshtiresi po vendosin ndonje tulle ne kete vend te shume vuajtur nga vete shqiptaret . Pas Enverit vendin e zaptoi nje tjeter po si ai . Zef ai ne perballje eshte i rrezikshem eshte joBerishe por Bishe e vertete se i ka mekanizmat te nxjerr per gja dhe mbaron puna por edhe nga larg kjo bishe e plagosur tashme do perdite lufe qe te bjere ndryshe ai ka qene dhe mbetet i rrezikshem , prandaj duhet qe ju qe jeni atdhetare te kontriboni me fort me fuqishem me te tera menyrat me njohjet tuaja ne Amerike

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Km

                                              Mirditoret kane qene spiunet me efektive te sigurimit te shtetit

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                Vranakonti

                                                Ndoshta ka patur mirditor spiun te sigurimit,por Zef Brozi jo. Ai eshte nje demokrat i vertete dhe di kush eshte demokracia. Sikur Zef Brozi te ishte ne vendin e Sali Berishes,shqiperia sot do kishte ecur shume perpara,drejte Evropes,drejte perendimit me sukses dhe me nje jete me te mire.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. F
                                                Fundi do Jete e ndritura e Shqiperise ..

                                                Respekte njehere per z.Broz.. Ata qe komentojne me fyerje ! Ky Zoteria flete me fakte dhe me Deshmi.. Ndersa Juve qe e kritikoni me hamendje. ! Pervece nje pjese qe hajne nga nje pjate Corbe te prishur .. Fundi i ngjarjeve te gjithe kohes ne Shqiperi ,le te shikojme fundin te vijim..

                                                Përgjigjjuni
                                                1. F
                                                  Fundi do Jete e ndritura e Shqiperise ..

                                                  Respekte njehere per z.Broz.. Ata qe komentojne me fyerje ! Ky Zoteria flete me fakte dhe me Deshmi.. Ndersa Juve qe e kritikoni me hamendje. ! Pervece nje pjese qe hajne nga nje pjate Corbe te prishur .. Fundi i ngjarjeve te gjithe kohes ne Shqiperi ,le te shikojme fundin te vijim..

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Shotgal

                                                    Me fat qe shpetove, ke prova hap padi Djalli ka vrare e prere, Per t’u habitur Pse s’arrestohet varfanjaku” Po edhe Pse jo Eshte i burgosur I perjetshem Gerti eshte fillimi Po vjen Shota thone Se ka ardhur ka zene pusi Hanibalit, te tjere do hakmerren lista pambarim

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. e
                                                      emigranti

                                                      gjalle qenka ky sepse tani shesin mendje sa jane ne karrige nuk bejne sherre dhe te kundershtojne e te bejne punen si duhet

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Komisar Katani

                                                        Kush e di cila doktrinë po zbatohet . Putin e vazhdoi me "operacionsSpecial" e huazuar nga komedia e Zelenskit..Aktoria që luante Silvia C . ndëroi jetë në moshën 63 vjeçare

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje