Çuçi nënshkruan në Bruksel Planin BE-Shqipëri Kundër Terrorizmit: Dëshmi e besimit dhe e punës së bërë nga vendi ynë

9 Dhjetor 2022, 16:39Politika TEMA

Çuçi nënshkruan në Bruksel Planin BE-Shqipëri

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ndodhet në Bruksel për një vizitë zyrtare, ku nënshkroi me Komisioneren për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johanson, Planin BE-Shqipëri Kundër Terrorizmit.

“Ky dukument garanton një bashkëpunim tërësor me Bashkimin Europian, si dhe është një tjetër dëshmi domethënëse e besimit të ndërtuar dhe e punës që Shqipëria ka bërë në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ne punojnë ngushtësisht me Bashkimin Europian për sigurinë e përbashkët të unionit dhe prë ruajtjen e vlerave e parimeve themlore të BE-së”, thotë ministri Çuçi.

Marrëveshja krijon një kuadër ligjor më solid e të përfafruar me BE-në, por na mundëson gjithashtu të përmirësojmë kapacitetet tona për të përballuar kompleksitetin e çështjeve të sigurisë që lidhen me terrorizmin. Ajo është në përputhje të plotë me dokumentet tona strategjike në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm.

2 Komente

  1. F
    Firmose kot

    Po cfare firme firmosni ju e keni terroristin nongrata ne Tirane dhe nuk e arrestoni .

    Përgjigjjuni
    1. T
      TAHIPI

      Ky eshte baxhanak me Edin apo burri i nuses se trete te Edit, apo cfar?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje