“Do isha më i fortë se Këlliçi përballë Veliajt”, Alimehmeti rrëfehet pas tërheqjes nga gara e primareve të PD

9 Dhjetor 2022, 11:58Politika TEMA

“Do isha më i fortë se Këlliçi përballë

Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili u tërhoq nga gara e Primareve të Partisë Demokratike, pasi doli në balotazh me kandidatin tjetër, Belind Këlliçin, ka folur rreth rrugëtimit të tij në politikë.

Alimehmeti tha se vendimi i tij për të marrë pjesë në Primare ishte shumë i thjeshtë dhe se kishte shumë njerëz të cilët e shtynë për ta marrë këtë vendim.

“Vendimi për të marrë pjesë në primare ishte shumë i thjeshtë. Nëse je qytetar në këtë qytet, sheh shumë gjëra që nuk shkojnë. Nuk të lë ndërgjegjja që mund të bësh diçka për këtë vend. Kjo është ndërgjegjja komunitare. 

Fjala Bashki do të thotë bashkësi. Ta harrojnë që gjërat ndodhin nëse je pasiv, kuptohet brenda mundësive. Pati një shtytje të madhe, njerëzit që mbështetën kandidaturën time. Një numër i madh njerëzish e donin kandidaturën time.  Unë u propozova nga struktura në masë të madhe”, tha Alimehmeti.

Për rezultatet e 4-dhjetorit kur u zhvilluan primaret e PD, teksa falënderoi mbështetësit e tij, Alimehmeti tha se përqindja e lartë e votave për dikë që sapo hyri në politikë ishte tregues i qartë se njerëzit donin ndryshim.

“Një falënderim i madh që më mbështetën në atë ditë. Mbështetja ishte aktive. Rreth 8 mijë e 600 vetë erdhën për të votuar, rreth 2 mijë prej tyre më mbështetën mua. Ishte tregues i qartë për ndryshim. 

Përqindja e njerëzve që kërkojnë ndryshim për mirë është e madhe. Dy figurat e tjera ishin drejtuese dhe të regjur. Nuk është se gara u la përgjysmë. Ne ishim përballë një balotazhi matematikor, por jo politik”, tha Alimehmeti.

I pyetur se nëse do ishte kandidat më i fortë përballë kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, sesa Belind Këlliçi, Alimehmeti u përgjigj me “po”.

“Po. Prandaj kandidova”, tha Alimehmeti për Top Channel.

11 Komente

  1. S
    Sula

    Zoti Alimehmeti, ju lutem thuaji publikut a ju uroi Berisha qe zute vendin e dyte, pasi ai eshte mjeshter per të të bindur që e ke merituat vendin e dyte. Berisha pas gares kujdeset shume me te katertin, te tretin e sidomos per te dytin. Keshtu ka bere dhe me te ndjerin Olldashi. Per sa i perket te parit, ai kujdeset shume pak perpara ose gjate gares.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sokoli

      Alimemuti, nje karierist pa skrupull, nje mashtrues qe me injorancen e tij u zhyt ne detin e informacionit mbi Covid 19 dhe mjegulloi tere miletin me dokra nje spurdhjak qe si ka thene kurre kush pune e mbare, pretendon te kaloje Belon. Hahaha

      Përgjigjjuni
    2. f
      faruk

      E mor "shkencetari" ALIQAMETI te jesh sot NON GRATA eshte kulmi i injorances.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shkencetari

        Sigurisht qe po te kishte halla koqe do thirrej xhaje

        Përgjigjjuni
        1. s
          shkencetari

          Sigurisht qe po te kishte halla koqe do thirrej xhaje

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bardha

            Une qe fillim kam thane se krricin doktorr me nder po e perdorin ,ky ka kohe te rritet e te behet gomar

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noci

              Eshte e vertete ajo qe thoni sepse tiranasit do t'u kishin dhene vota me shume ju se Kelliçit se ju do u besonte me shume elektorati gri qe ka abandonuar politikanet.Sidoqofte per te fituar Tirane perballe Veliajt eshte e veshtirë se ai ka nga mbrapa nje makineri te tere qeverisjeje.

              Përgjigjjuni
              1. A
                A

                Noc Roku as te dy bashke nuk merrin dot asgje edhe PD te kishte pushtetin me kamikazet e saj ndaj Veliajt. Ju nuk arrini te kuptoni eshte puna qe ben ajo qe te mban dhe jo tifozlleku. Sa here ka patur PD Bashkine e Tiranes eshte bere "HALE". Veliaj pavaresit reklames pak te tepruar i ka ndenjur problemeve te bashkise ne koke. PD model qeverrisje ka vetem skandale (firmat piramidale dhe kaosi me gjendjen e jashtezakonshme, Gerdecin, Fazllicin, pronat dhe perqindjet e Argites, 21 Janarin, borxhet e medha te deklaruara dhe te padeklaruara qe i la qeverise pasardhese per ta cuar ne kolaps, etj.)

                Përgjigjjuni
              2. V
                Vëzhguesi

                Kur u prezantua si mjek në kohën e pandemisë , në fillim ishte kundër protokolleve të spitalit , kur e pa që ishte kundra rrymës e drodhi dhe filloi ti mbështeste mjekët e spitalit , fitoi një farë respekti në opinionin publik . Kur u bashkua me Foltoren e Salës për karriken e bashkisë , u bë si Tritani i preshit apo Mul spiuni i Kukësit . Thotë që e duan demokratët , po rezultoi që mori vetëm 2000 vota të cilët nuk i hynë në punë as djallit , këtu në Tiranën 1 milion banorë . E pa mileti sa mend ka dhe i tregoi vendin . Pra ky nuk fitoj në votime vetëm me demokratët e jo me popullin e Tiranës. Haje pak tytën o toç , se do të të dëmtojë nesër .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pelioni.

                  Sa për kandidimin çtu desh që hyrje në atë derë o trim! Sa për kovitin heronjtë i dinë shqiptarët , ata janë Kalo dhe Çomo ti dhe ca të tjerë ishit blla bllatë e administratorit të funeraleve të tiranës, fatkeqsi për ty mor trim,po në derën e Dullës pse hyre o trim !

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hasani i biri Hysenit

                    O doktori,i madh! Je karrierist,egoist dhe nuk eshte cudi qe po te te jepet pushteti do behesh si Saliu i pare! Dmth vrases,zjarrvenes,shkaterues i gjthckaje qe ky popull e ka ndertuar me mundim. Arsyetimi me i thjeshte,c'deshe tek krimineli,Sali?!!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje