"Zëri i Amerikës": Ndryshime në qeveri, Rama i beson emrave jo politikë

28 Korrik 2024, 20:30Politika TEMA
"Zëri i Amerikës": Ndryshime në qeveri, Rama i beson

VOA

Socialistët e thirrur sot në Kongresin e tyre për të zgjedhur Asamblenë e re kombëtare, u përballën me ndryshime surprizë të Qeverisë, të njoftuara nga kyeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij të gjatë. Ato përfshijnë postet thuajse më të rëndësishme të një kabineti qeveritar, dy prej të cilave, ministria e Brendshme dhe ajo Financave, kishin drejtuesë të emëruar jo shumë kohë më parë.

Zoti Taulant Balla u emërua në Ministrinë e Brendshme në korrik të vitit të shkuar. Tani ai duhet t’i lëshojë vendin, një vartësi të tij, drejtuesit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Ervin Hoxha.

Edhe ministri i Financave Ervin Mete, mori postin në shtator të vitit të kaluar. Në vend të tij zoti Rama ka zgjedhur drejtuesin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Petrit Malaj, një tjetër emër teknik, sikundër dhe ai i Drejtorit të Portit të Durrësit Pirro Vengu, të cilit ju besua drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes, në vend të zotit Niko Peleshi. Të dy vijnë nga institucione në varësi të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, figura më me peshë në qeverinë e zotit Rama.

Përfshirja e emrave të rinj, duket se janë preludi, i një lëvizjeje që zoti Rama duket se synon ta shtrijë dhe në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e e përgjithshme të pranverës së ardhshme. Në fjalën e tij, ai i mëshoi nevojës së angazhimit të figurave të reja. Në parlamentin e ardhshëm, Partisë socialiste, siç tha ai “do t’i duhen dijet, do t’i duhen aftësitë do t’i duhet dëshira e të rinjve që do afrojmë me doemos, me doemos për sprovat e mëdha të mandatit të katërt dhe me të rinj e me të vjetër nuk kam parasysh moshën në regjistrin e gjendjes civile, por njerëz të rinj., figura të reja publike, me eksperienca të ndryshme pune, me energji, me ambicie, me vullnet për Shqipërinë pavarësisht moshës, pavarësisht gjinisë, pavarësisht vendndodhjes, pavarësisht mbiemrit, pavarësisht pasurisë”.

Ndryshimet e reja në qeveri u shoqëruan dhe me disa lëvizje në organizimin parlamentar të Partisë socialiste. Zoti Peleshi do të marrë drejtimin e grupit, duke marrë vendin e zotit Bledi Çuçi, i cili pritet të jetë nënkryetar i parlamentit. Për qeverinë, marrëdhëniet me Kuvendin, tani e tutje do t’i mbajë zoti Balla, i cili mbetet kështu pjesë e kabinetit, por si ministër Shteti. Një post ndjeshëm më i ulët në hierarkinë e qeverisë, krahasuar me ministrinë e Brendshme. Ndërkohë, zonja Elisa Spiropali, nga ministre e Shtetit, u katapultua në drejtimin e parlamentit, pas dorëheqjes, për motive personale, të zonjës Lindita Nikolla. Për gati 48 orë zoti Rama nuk kishte reaguar për largimin e zonjës Nikolla. Kjo e fundit qëndroi thuajse e ftohtë ndaj elozheve të sotme të kryeministrit për punën e saj. Elozhe që u pasuan menjëherë me kritika për situatën konfliktuale në të cilën kaloi për një kohë të gjatë parlamenti, për shkak të përplasjeve të forta me opozitën e cila nuk kurseu aktet e forcës dhe ndezjen dhe të flakadanëve në sallë.

Kabineti i ndërtuar nga zoti Rama në fillim të mandatit të tij të tretë, në vitin 2021 ka pësuar disa ndryshime. Fillimisht në vitin 2022, ai largoi zëvendëskryeminisrin Arben Ahmetaj. Ndërsa vitin e kaluar përveç ministrisë së Brendshme, në shtator bëri disa ndërhyrje të tjera, duke lënë jashtë mes të tjerave, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe atë të Bujqësisë Frida Krifca.

Edhe sot, siç ka ndodhur dhe në rastet e mëparshme, kryeministri nuk dha asnjë shpjegim apo motiv për ndryshimet në kabinetin e tij, ndonëse ato prekin, postet më kyçe. Pak pas fjalës së tij, ai shkoi në presidencë, ku ndonëse ditë pushimi, Kreu i shtetit, po e priste që ai të dorëzonte listën e shkarkimeve dhe emërimet e reja në kabinetin qeveritar.

5 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Rama po ben zgjedhje te duhur.Iku koha e Tigrave.Luane e Luanesha ket radhe!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      ke shumë të drejtë!!gjithnjë hiena bën zgjidhjen e duhur!nuk ikën kurrë nga karrigja që e ka zënë 11 vjet më parë!!mirë e tha disa vite më parë"ka njerëz që kanë vjedhur,por unë kurrë"!!gjysma e fjalisë është e vërtetuar katërcipërisht,pjesën e dytë e kemi në dyshim,por një fakt është i vërtet!ky duhet të jetë budalla i vërtetë që lë të tjerët të vjedhin dhe nuk vjedh vetë!interpretimi i këtij fakti interpertuar në këtë mënyrë është thjesht një humor i zi!!vetëm budalla nuk është putini,erdogani a orbani ynë!!për të mbajtur pushtetin ai është i qut sa nuk ka ku të vejë!ja ka kaluar si katnarit berisha që kujtoi se ishte i qut,por dhe qytetarit hoxha që sundoi për 40 vjet!!e ka kapur dhe po e mban pushtetin me me një dhunë të butë!!po vepron si është vepruar në lindje gjat mesjetës!!më mirë të themi në perandorinë osmane!pak a shumë si erdogani dhe putini sot!ka dhënë konçesione gjithandej për të siguruar pushtet!kanë kaluar vetëm 11 vjet nga ardhja e tij në pushtet dhe po shikojmë që nuk ka "kundërshtarë" ekonomik!!ndryshe nga rusia e putës,ai nuk arrestoi kundështrët miliarderë të berishës,por përdori blerjen e tyre!!ju dha koncesione gjithandej dhe ata tradhëtuan koncension dhënësin e parë!!akoma nuk po shohim një kundërshtim të shtresës së mesme dhe të pasur!!ndoshta ka të bëjë me edukatën tonë civile!!përsa kohë nuk kemi probleme!?për aq kohë nuk shohim se çndodh rreth e qark!!pas vekes dhe ahmetit mund të themi se naltgjatësia e tij është i treti në listën e pushtetarëve(diktatorëve)shqiptarë për jetëgjatësi pa ndërprerje!enveri 40 vjet,ahmeti 14 vjet!"ndoshta",e sigurtë,vitin tjetër do sigurojë mandatin për tia kaluar ahmetit dhe për tiu afruar vekes!!sidoqoftë ne jemi shtet demokraitk!!kuptohet jo si anglia franca e gjermania,por si turqia e hungaira!!e rëndësishme, që të mos jesh diktator,është që të fitosh o me balotazh o minimumi me shumicë të vogël!!80 e kusur përqind,si puta,tregon se kemi të bëjmë me një diktaturë të hapur!!sidoqoftë një ditë dhe edvini ynë i madhërishëm do zgjedhë njerëzit e duhur për qeverinë e tij!nuk e ka thënë kot së koti"të qeverisësh është një mësim i përditshëm"!dhe ai e filloi si një injorant i thekur!!ju deshën vite me radhë për të "kuptuar" se kishte zgjedhur një tufë hajdutësh në rrugën për të qeverisur shqipërinë!!më mirë vonë se kurrë!ju kujtohen fjalët për tahirin,kur dolën llafet e para për korrupsion e përfshirje në trafik droge?mbrojtje e fuqishme!më pas!?vari teneqen!për ahmetajn!?i njëjti variant!mbrojtje e fuqishme në fillim!?e tashti "mijtë dalin nga kanalet"!!na rroft sa malet naltgjatësia e tij!i dhënçim ditë nga jeta të zgjedhurve të tij, o kaleco!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elis

        Më 2013 Rama ka thënë; hajdutve do ua zbrazim xhepat, një e nga njé. Qeshëm por po ndodh. Kryeministri s'mund të ruaj ministrat, kryebashkiakët apo drejtorët, ata të ruhen nga ligji. Arrestimi tyre tregon se nuk e kanë kuptuar kohën, as Ramën.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          o eli,ke shumë të drejtë,por problemi i vogël është seeeeee,ai po zgjedh gjithnjë hajdutë??mor lali të kujtohet enveri ynë,ndoshta je tip naftaline,i viteve të fundit,por dhe enveri ynë,ose komandant ma morri malli,vdiqe ti na plasi kari,ishte aq i zoti sa tërë kohën rreth vetes zgjodhi "tradhëtarë" e vetëm "tradhëtarë",e për fatin tonë,por mbi të gjitha për fatin e tij,ai u mbijetoi të gjithëve!!eli me s në fund,më duket se o ti nuk ke kuptuar asgjë,o bën një propagandë prej "gabi"!!hë xhani i lalit mo na çaj karin me gomarllëqe!!na majfton naltgjatësia e tij!!

          Përgjigjjuni
    2. S
      Ska problem

      Ke te drejte zot kryeminister vetem socialiste nuk jane por lepe peqe jane mos u bjer hakut

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje