Zgjedhje pa garë për Vlorën

2 Maj 2023, 11:33Politika TEMA

Zgjedhje pa garë për Vlorën

Më 14 prill të këtij viti, një muaj larg ditës së zgjedhjeve, kryetari aktual i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli i dha dorën në mënyrë ceremoniale kandidatit socialist, Ermal Dredha dhe e publikoi atë në faqen e tij në Facebook.  Media e cilësoi momentin si “dorëzim stafete”, pavarësisht se zgjedhjet nuk janë zhvilluar ende.

Ermal Dredha, një diplomat karriere që ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme nën të dyja qeveritë, pra nën atë demokrate, 2005-2013 dhe nën atë socialiste pas vitit 2013, la postin e diplomatit për të hyrë në garën e Vlorës, përballë kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë Hysni Sharra, një ekonomist.

Opozita e djathtë nuk ka pasur shumë shanse me Vlorën që nga viti 1997, kur rrëzimi i skemave piramidale e ktheu qytetin në epiqendër të protestave të dhunshme që sollën rrëzimin e shtetit.

Në zgjedhjet pasuese, Vlora si bashki u qeveris nga socialistët në vijimësi, ndërsa demokratët patën suksese të vogla në disa nga ish-komunat përbërëse të bashkisë së re, të cilat kanë një numër të vogël popullsie dhe nuk ngrenë peshë.

Nurmi i votuesve në territorin e Bashkisë Vlorë është rritur shumë, nga 143 mijë në vitin 2011, në 168 mijë në vitin 2023. Nga ana tjetër, pjesëmarrja në zgjedhje ka mbetur thuajse njësoj. Ajo është rritur nga 60 mijë në vitin 2011 në 61 mijë në vitin 2021. Votat për socialistët janë shtuar me rreth 6 mijë gjatë kësaj periudhe, ndërsa votat për demokratët janë ulur me rreth 4 mijë.

Vlora është një nga zonat me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhje në rang kombëtar dhe ka qenë kështu prej kohësh. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, pjesëmarrja në territorin e bashkisë Vlorë ishte 37% nga 43% që ishte mesatarja kombëtare.

Vlora është gjithashtu pjesë e qarkut me të njëjtin emër që është një nga qarqet kyçe në strategjinë e socialistëve për zgjedhjet parlamentare dhe kjo vërehet si në investimet publike ashtu edhe në përdorimin në shkallë të gjerë të makinerisë elektorale socialiste.

Bashkia e Vlorës shtrihet përgjatë bregut të detit në Gjirin e Vlorës dhe në bregun jugor të Vlosës, ndërsa përfshin edhe zonat rurale Qendër Vlorë, Novoselë dhe Shushicë. Njësia bashkiake e Orikumit, ka karakter miks, qytet turistik dhe zona rurale malësore me drejtim blegtorinë e imët. Bashkia ka një sipërfaqe prej 617 kilometrash katrore.

Turizmi është aktiviteti kryesor ekonomik i bashkisë krahas ndërtimit, industrisë ushqimore dhe të lehtë, si dhe peshkimit. Tregtia e paktë e jashtme e Vlorës përmes portit të saj ka shkuar drejt asgjësimit pasi porti mbeti i pazhvilluar dhe aktualisht është dhënë me koncesion për ndërtim pallatesh.

Vlora si qark ka nivelin e dytë më të lartë të papunësisë në Shqipëri pas Lezhës, sipas gjetjeve të Institutit të Statistikave. Papunësia në qark është gati 20%, ku gratë kanë një normë papunësie 24%.(BIRN)

24 Komente

  1. P
    Pisha Flamur

    Po fitoni njehere pastaj shpallni fitoren! Se me gare pa gare dilni mblidhni votat njehere. Legena

    Përgjigjjuni
    1. L
      LALA, shoku i Kiços, në kurbet.

      Po se nuk e ke parë vetëm në foto pishën flamur dhe je nga ato anë, me siguri do të jesh ndonjë dobiç (doç) Himare "patrioti greku,, kriminel me mbiemër musliman Bejleri.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Diplomat karriere si Luizi

        Mjere vatan e mjere mileti! Te na rroje i pari i fshatit!

        Përgjigjjuni
      2. T
        Taulant

        Fatkeqesisht ne Vlore ka mbetur llumi i cili blihet per dy lek. Ky Dredha u zgjodh nga Rama per te zhvatur lejet e ndertimit. Qytet pa kinema pa biblotek pa lulishte . Tani nuk ka me as qengja qe te han mish njerezit pa tru. Edhe sheshin e mbushi me beton kerrici Vucicit. Portin e shkaterroi per te ndertuar pallate.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zaloshnja

          Ti qe kur linde u bere pishman! Je i pa korigjueshem! Hahahaha

          Përgjigjjuni
        2. L
          Leku martin

          Shkrim koti pa asnje kuptim.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Raimond vlonjati

            Po ne Vlore dihet aty vetem PS-ja fiton, megjithse kryetaret e bashkive te PS-se kane qen ca budallenj esktreme dhe hajdute te tmerrshem e deficente qe te vjen per te vjelle ti degjosh . Edhe nje mut te vendose PS-ja per kandidat ne Vlore ate do votojne . Jane komplet si raku im lol

            Përgjigjjuni
            1. T
              T

              Ik or kokra e malokut shko ne tropoj jep mendim.pidhi mamit flamur .yt vlora voton vetem qytetarin .

              Përgjigjjuni
              1. s
                spata

                Vlora nuk eshte si Shkodra o Pisha Flamur . Vlonjatet e kane treguar dhe po e tregojne se per ke duhet votuar . Ata as blihen e shiten per interesa te klaneve antikombetare shqiptare . Ndoshta ti o Pisha Flamur e ke memorjen te vogel . Vlora ka qene dhe do te mbetet modeli i pluralizmit shqiptare .Nga 1991 e deri ne 97 ata votuan forcat pro perendimore . Edhe kur fitoje PS ne zgjedhjet e para plutaliste nga Vlora dolen deputet 6 per Ps dhe 5 per Pd .Ne ata te 92 kur hypi kryekrimineli Sali 4 pet Ps e 7 per Pd . Ajo qe permbysi raportet qen ngjarjet e 97 . Vlonjatet kuptuan se votonin per nje kriminel te shitur tek UDB Jugosllave . Nuk bene vaki ,o Pisha Dukaqote, qe ne Vlore te fitojne kelyshet e kryekriminelit Berisha. Edhe pse Rama e ka percare inteligjencen vlonjate ,ata kurr nuk votojne nje parti Non Grata .Rama ,per qellimet e tij personale ,sulmoje padejejtesisht nje djale Vlore ,sikur te ishte pjelle e berishizmit .Gaboje rende dhe ka lene nje imazh qe nje dite Vlora do t'ja kethej reston . Nje gje eshte e sigurt ne Vlore . Ata do votojne ,sic kane ardhur ngjarjet politike ,te keqen me te vogel ,por kurren e kurres nje perfaqsues ekstremist te se Djathtes Non -Grata .Do marin me shume vota ata te Alibehajt ose te Idrizit se sa ata te Berisha -Metes .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Prec Ulaj

                  Analize e sakte, je objektiv. Vlora nuk e harron kurre 1997. Shteti ju drejtua me tanke dhe arme per ta gjakosur. Ishte trimeria e ish-oficereve qe u organizuan dhe mbrojten popullin e Vlores. Per sa kohe eshte Sali Berisha, Vlora do jete e PS. Kur te iki Saliu, dhe ne Vlore te vije nje djale i zoti i PD, Vlora padyshim duhet te ndryshoje kurs. Puna qe ka bere Edi ne Vlore, eshte per tu admiruar, nje investim qe i ktheu bukurine Vlores, pastertine, dinjitetin, e ka bere qendren e Turizmit ne Jug. Por sa kohe qe eshte Saliu, Vlora kurre nuk voton nje perfaqesues te tij, se e dine cfare i gjen.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taulant

                    O koqe cfare ka bere Rama ne Vlore o debil ? Nje shetitore 2 km me leket e Bashikimit Evropjan. Kryebashkiaket e Partise Socialiste e betonizuan dhe shkaterruan gjithcka. Sa para i morri Rama Gjikes ??? Po kete kelyshin pse e kandiduan ? Mbas shkaterrimit te portit do shkaterrojn stadiumin per kulla dhe ato pak pjese qe kane mbetur. Hidhu pak sy lagjeve jashte qendres qe jane boshatisur nuk ka mbetur me njeri. Brenda pak vitesh edhe qytetet e medha qe kane mbetur do katandisen si fshatra.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Idioti

                      Shetitorja eshte 6km o Taulant debili dhe do vazhdoj edhe 6km te tjera pas tunelit deri ne Radhime. Ik o idiot vri veten me mire te shpetosh nga Saliu qe te ka shkerdhyher trurin.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Urrejtesi profesionist

                        Ore Taulant qorri , kur nuk shikon se cfare zvillimi ka marre turizmi ne Vlore, fale ndryshimeve qe sishin per tu bere kurre nga cilado qeveri tjeter, edhe e majte qofte, ...je nje antishqiptar, ose antivlonjat. Kjo eshte semundje, ska emer tjeter. Rama ka kusuret e tij dhe vlonjatet e dine shume mire ,por ta krahasosh me te tjeret, ke nje shkretetire Sahara perballe tij

                        Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tropoja

                    Vlora duhet te ndjeke shembullin e Shkodres pavatesisht se qeverria nuk jep fonde per te vjedhur tendera oligarket e saje.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sali pordha

                      Taulant rajmond tropoja hani mut se ju zbut.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vlonjatet

                        Mbaj mende ne vitin 91 keta vullnetaret e Enverit erdhen ne Vlore per te protestuar se menduan se Vlora do ti perkrahte por i rrahen publikisht. Ne Vlore rrezuan dhe bustin e Hysni Kapos i cili ishte nga kjo zone aty ku sot eshte universiteti afer muzeut te pavaresise. Nuk ka ndodhur ne asnje qytet te Shqiperise qe te rrezihet monumenti i nje njeriu te tyre. Ne zgjedhjet e para te 91 fitoi PD ne qytet shume thelle dhe me 92 fituan dhe ne fshatra perseri shume thelle. Edhe me 96 ne zgjedhjet lokale ne Vlore nuk u preken votat dhe PD perseri fitoi thelle. Dy kryetaret e pare te bashkive pas 91 Elham Sharra 4 vjet dhe Gëzim Zilja me pas te PD-s. Pas 97 gjithcka ndryshoi dhe Vlora nuk voton me kurre per PD dhe Saliun. Por edhe Nanon me Ilir Meten nuk i kane dashur kurre por jua jepnin voten nga halli. Te vetmin qe duan eshte Rama qe ngelet shume popullore. Ne Vlore Rama eshte 64% shifer rekord ne gjithe Shqiperine. Edhe ata qe nuk votojne PS perseri kur vjen puna per Ramen kane mendim pozitive. Ka ngel ndonje qe ha mut kot nga inati se ne fakt vlonjatet nuk shquhen per pozivitet dhe te durushem nga natyra por zoti jua shtofte.

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qytetare e indinjuar

                          Vlora, për sa të jetë Sali Berisha, PS do të votojë se nuk ka alternativë tjetër. Por PS të mendohet mirë për ata që vendos pasi me ata që kanë qenë në krye të bashkisë asgjë të mirë nuk ka parë. Papastërti e madhe, parkime sipas qejfit, bllokime plazhesh sipas dëshirës, me një fjalë rrumpallë e madhe. Bashkiakët janë mburrur me investimet e qeverisë por vetë nuk kanë bërë as detyrën më elementare por kanë gjetur shtigje për të vjedhur për veten e tyre.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Flori

                            Vlonjatet jane si tha Fatos Nano si puna e Karit fryhen e shfruhen dhe jane me te shumtit Evgjiter komunista moterqira te pa bese lab e di ca do te thote la besen ju ka qire motrat Gramos ruci

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tani

                              Pse o Flori jan te pa bes nuk jan si maloket qe skan asnje bes te ka zhgenjer ndonje vlonat ste ka len motren shtatzane detyren e beri e siu fort po motra jote skish vezore respekt

                              Përgjigjjuni
                            2. U
                              Ure mifolit

                              Leberit e vlores 80% i futi enveri me sigurimin,,,keshtu qe per PS jane ,,,,,

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sali pordha

                                Flori dhe ti ura e mifolit jeni qora ik epini votke bythqira.

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  kacidhja

                                  Problemi qendron te fakti qe keta Dredhat e paskan marre me tapi si prone te tyre Vloren.Njehere baba e tani djali pastaj me vone dhe nipi.Modelin koreanoverior po na instalon Edi.I lumte kur dhe ne Vloren heroike gjen nje popull qe eshte kethyer ne DELE.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dukati i Ri, Vlore

                                    Ti zoteri qe etiketon " pisha dukaqote"..pyet pastaj shkruaj...Dukatasit kane votuar perher majtas, eshte fakt..as nder e as turp...por fakt...ik fol per fshatra te tjere jo per Dukatin..se ka plot qe I kane dale per zot..

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Flavio belgjik

                                      Miq duhet ndryshim fitore pd Rama ka vendos ta betonoi Vloren e bukur dua me shpirt nje ndryshim ne Vloren e bukur slan len me pa vjedh keta te Ps dhe babai keto dredjes kur ka qen kryetar bashkie ka qen nje ajdut shpresoi qe vlonjatet te mendohen mir kur ta japin voten

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje