Zgjedhjet më të shtrenjta në histori! Kostoja mbi 30 mln euro, gjysma për votim elektronik

14 Prill 2023, 15:00Politika TEMA

Zgjedhjet më të shtrenjta në histori! Kostoja mbi 30 mln euro,

Ndonëse partitë politike e kanë nisur prej kohësh fushatën, zyrtarisht ajo u çel këtë të premte, një muaj para zgjedhjeve të 14 majit.

Në zgjedhje garojnë 23 mijë e 800 kandidatë për kryetarë bashkie dhe për anëtarë të këshillave bashkiakë në 61 bashkitë e vendit.

Kandidatët për kryetarë bashkie janë 144, ndërsa pjesa tjetër janë për anëtarë në këshillat bashkiakë. Në zgjedhje janë regjistruar 40 subjekte, 38 janë parti dhe 2 janë koalicione.

Identifikimi i votuesve do të jetë elektronik në të gjithë vendin, ndërsa votimi elektronik pas testimit në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit në njësinë numër 10Tiranë do të aplikohet në tre bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë.

Këto janë zgjedhjet më të shtrenjta të organizuara ndonjëherë. Kostoja e tyre financiare përllogaritet në gati 4 miliardë lekë, ose rreth 35 milionë euro.

Gjysma e shumës do të shkojë për votimin elektronik, pjesa tjetër është kosto e fletëve të votimit dhe pagesat për komisionerët e operatorët e pajisjeve të identifikimit elektronik.

1 Komente

  1. P
    Pickaxhiu

    Me 35 miljon € do kishit ndertuar 18 pallate per te pastrehet mor legena Vip.Ju qi...fsha zgjedhjet

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje