Zgjedhjet në Himarë, Frrok Çupi: PS është e organizuar dhe nuk e fal humbjen

3 Gusht 2024, 09:23Politika TEMA
Zgjedhjet në Himarë, Frrok Çupi: PS është e

Partia Demokratike këto ditë ka akuzuar kreun e qeverisë, se ai dhe familjarë të tij kanë përfituar 224 mijë metra tokë në Vuno, si pjesë të trashëgimisë nga fisi Koleka.

Për këtë ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi padi në gjykatë mbi çështjen e pretenduar nga PD.

Analisti Frrok Çupi në studion e “Special Report” , u shpreh se mbështetësit e Berishës si mjetin e tyre kryesor politik kanë akuzën dhe shpifjen pa treguar asnjë provë.


Sipas tij, Edi Rama qoftë si individ, qoftë dhe në rolin e kryeministrit nuk është ai karakteri tipik, i cili turret pas skemave për të përvetësuar prona në interesin personal.

“PD është përgjegjëse direkte me qeverisjen e saj për shpërdorimin dhe shkatërrimin e konceptit të pronës dhe duhet të kishte një meachulpa që pronat kanë mbetur pa u certifikuar deri tani.

Këta të PD, të Berishës sidomos, e kanë akuzën dhe shpifjen si një mjet strategjik i tyre, për t’i thënë kundërshtarit se edhe ti je si unë.  

Nuk është Edi Rama njeriu që turret pas pronave, qoftë si individ dhe si kryeministër. Nuk e bën kurrë, sepse Edi ka kualitete qytetari dhe nuk është ai njeriu që shkon pas pronave”, theksoi ai.

Çupi analizoi dhe përballjen për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, që mbahen më 4 gusht.

Ai theksoi se kandidati i PS, Vangjel Tavo është një individ, i cili është afirmuar dhe të gjithë ia dinë kapacitetin profesional që ai zotëron, kurse kundërshtari i tij shtoi Çupi nuk “jeton” me komunitetin dhe hallet e tyre.

“Argumenti i parë është se PS kandidon një personalitet të vetin. PS është repart i organizuar dhe nuk e fal humbjen. Kandidati i PS, është politikan i njohur ne Shqipëri dhe investimi i tij është besimi. Ata e dinë se sa e mban fjalën dhe për tjetrin është një errësirë totale dhe nuk ka asnjë mundësi për të votuar.''

Ai komentoi edhe deklaratën e Vangjel Tavos, i cili tha se është i gatshëm që pas fitores, postin e nënkryetarit të Bashkisë Himarë t’ia dorëzojë kundërshtarit politik.

Kjo për Çupin, është një deklaratë elegante dhe kalorisake dhe po ta pranonte postin e nënkryetarit Petro Gjikuria, sigurisht që do ishte një bashkëjetesë interesante në Himarë.

“Besoj se është një deklaratë elegante, deklaratë kalorsiake në kuptimin e fitimtarit dhe fitimtari gjithmonë jep dhurata dhe po e pranoi, është një bashkëjetesë që do ishte interesante”, shtoi ai.

5 Komente

  1. T
    Tirane

    Pa frikë, o Çupi legeni. Njeri greqitje do te fitoj. Po shqiptaret cfare fitojne e tru i prishir, o gjakprishur?!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deda

      Ti mut muti , nuk je Tiranë , por je një që Çupi bën çdo mëngjez në nevojtore .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deda

        Ti mut muti , nuk je Tiranë , por je një që Çupi bën çdo mëngjez në nevojtore .

        Përgjigjjuni
      2. t
        tema qe vret tema

        O tema!Cfare ju ka bere lexuesi,qe cdo dite i servirni keto surrate te sterkonsumuara palacosh pa din e iman, si spahiu,cupi,lesi..

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zgalemi .

          From , PS te orgànizuar dhe ne transhe e ka lene E. Hoxha dhe PP , mos Bej transferta te tiilla per emocionet e tua . Dhe , Po te deshi celo qejfi , sic themi ne lebrit , na thuaj a I ke dhene fund metamorfozes kafkiane , se eshte ca e veshtire per te te njohur . Te pakten te kishe mbetur Gregor Zamza . FROK dhe Jo From

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje