
Disa objekte banimi në Gostivar janë "shënjuar" me mbishkrime me përmbajtje naziste dhe anti-shqiptare. Bashkë me parullën “Vdekje për shqiptarët”, janë vizatuar edhe simbole nënçmuese e ofenduese nga më të ndryshmet. Sipas raportimeve të "Alsat M", mbishkrime të tilla janë shkruar në objektet banesore drejt stacionit të autobusëve, konkretisht tek banesat kolektive në rrugën “Mara Ugrinova”.
Qytetarët theksuan se këto mbishkrime përbëjnë kërcënim për to, pasi sipas tyre janë shkruar në orët e vona të natës së kaluar ose herët mëngjesin e sotëm.
Rasti është denoncuar edhe në Polici nga ku kanë theksuar se ekipet policore do të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit për evitimin e shkrimeve të tilla provokuese dhe urrejtëse.
Maqedonia e Veriut, këtyre thirrjeve dhe urrejtjeve raciste duhet tu tregojë vëndin, ndryshe….? Të mos e mbivlerësojnë shumë vehten këta racistë, se të tjerët nuk hanë bar. Ne na duhet të rrojmë në paqe dhe harmoni dhe nuk kemi nevojë të fyemë njëri tjetrin.