“45 vite burg për komandantët e UÇK-së”, Osmani: Lufta ishte e drejtë dhe e pastër, mos e barazoni me krimet e agresorit serb

9 Shkurt 2026, 16:40Rajoni TEMA
“45 vite burg për komandantët e UÇK-së”,

Presidentja e Kosovës ka reaguar në lidhje me pretencën e dhënë nga Prokuroria Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke kërkuar dënimin nga 45 vite burg për ta.

“Pavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit të Kosovës. Ishte sakrificë shekullore për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmorë e civilë të pafajshëm e për të cilën luftuan, me heroizëm dhe me luftë të pastër, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë krime që Serbia i kreu kundër popullit të Kosovës ndër shekuj”, tha Osmani përmes një reagimi në Facebook.

“Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Serbia kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar, qëllim të cilin e shpërfaqi nëpërmjet vrasjes dhe masakrimit të mijërave fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimeve të mijëra grave e burrave, shkatërrimit të qindra mijëra shtëpive, dëbimit të mbi 80% të qytetarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre, spastrimit etnik, zhdukjes me dhunë të mijëra personave dhe krimeve të tjera të llahtarshme”.

“Çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë. Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri”, shtoi ajo. 

8 Komente

  1. M
    Meloni

    Ne fillim kujtova se prokurorja kishte kerkuar 45 vite per te 4 tert bashke, por jo qenka 45 vite per secilin. Ku mund te lexoj me shume se ku bazohet akuza e prokurores, pra cilat jane provat qe ka paraqitur?

    Përgjigjjuni
    1. @
      @.

      Habi shpejt u kujtove.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sateri

        Lufta ishte e drejte, por ca qelbesira antishqiptare si ti e si Albini, sollen kete situate. Mos e harroni turpin tuaj te madh. Kunder Miloshevicit deponuan 60 shqiptare, ndersa kunder clirimtareve ishin 200. Turpi u mbulofte qe shkelet mbi gjakun e te renege.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sharri

          Kosovarët janë pa shtyllë kurrizore.VV dhe LDK do e bien prap serbin te dera.Albinat,donikat,bashat ….janë të rekrutuati shkaut

          Përgjigjjuni
        2. P
          PUCI

          I zgjove me vonesë o e mallkuar me gjith kryeministrin e ndritur e te flliqur nga SUKOBINA????

          Përgjigjjuni
          1. K
            Keta jemi ky eshte niveli

            . Kjo qe deklaron eshte e verteta qe e di dhe vete Zoti, por........... Nuk je pak vone??????

            Përgjigjjuni
            1. K
              K O R C A

              Kjo deklarate e bujeshme publike , me theks te forte atdhetar , e shqiptuar nga kreu i shtetit te Kosoves , ishte e domosdoshme te ishte bere kohe me pare . Kane kaluar mbi 5 vjet qe kreret e UCK - se dergjen te denuar me burg pa gjyq . Akuza e pare , per transplantim organesh , u rrezua ne menyree qesharake , por duket se vendimi per denimin e tyre eshte marre neper kancelarite e disa vendeve europiane te dashuruara me mizorite serbe ndaj popullit shqiptar te Kosoves ! Kam frike , se gojet e liga do te thone qe znj.presidente e zgjodhi momentin qe ka me shume nevoje se se kurre per popullaritet e mbeshtetje publike , sepse do te kerkoje nje mandat te dyte 4- vjecar per Presidente te Kosoves ! Megjithate , duhet pershendetur persa thote ,.... me mire von se sa kurre .

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cubi

                E hengren prej vetes se tyre dhe politikes se dhjer qe ben Europa kunder shqipetareve. Ju formuat gjykaten specale e cila beri dhe ndalimin e komandes se uçk te cilat po trajtohen shum me keq se fashistat serbe. Dhe tani ju politikanet e pjerdhur kosovar derdhni lot krokodili. Keshtu si ju e hengren edhe keta tanet dhe tani vijn verdall te gjejn zgjidhje.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje