
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit i thotë që të flejë rehat e të mos shqetësohet për të ardhmen e Malit të Zi.
Sipas Abazoviç, edhe me fitoren e Jakov Millatoviqit si president, Mali i Zi do të vazhdojë të jetë një shtet paqësor.
“Unë kam një respekt të jashtëzakonshëm për kryeministrin e Kosovës, por mendoj që gjithkush ka problemet edhe në shtëpi të vet. Për Mal të Zi nuk ka nevojë me u brengos kërkush, përveç nesh.
Unë nuk kam qejf me kriju një keqkuptim, por mendoj që çdokush mundet me fjet rehat sa i takon Malit të Zi. Mali i Zi për dy vite është duke bërë vetëm rezultate të mira, është duke shku në drejtim të duhur edhe sa i takon sundimit të ligjit, drejtësisë dhe ekonomisë.
Nëse ne flemë mirë në Mal të Zi, atëherë nuk ka nevojë askush që të jetë i brengosur në rajon. Ne jemi një shtet shumë paqësor dhe do të mundohemi edhe në të ardhmen të merremi me këto çështje”, – deklaroi Abazoviç.
Në pyetjen rreth akuzave se presidenti i ri malazezas është pro-serb e pro-rus, Abazoviç vlerësoi se është i gëzuar për fitoren e Millatoviqit, të cilin e quajti si “profil pro-evropian”.
“Presidenti i ri i Malit të Zi është një profil pro-evropian. Unë jam shumë i gëzuar që i ka fituar zgjedhjet, shpresoj që ka përfunduar një erë e nëntëdhjetave, e cila ka qenë në Mal të Zi dhe mendoj që në të ardhmen kemi me pasur një politikë shumë më të relaksuar dhe me hapa shumë më të shpejt do të shkojmë drejt integrimit evropian” – vlerësoi ai.
Sipas Abazoviç, Mali i Zi do të vazhdojë të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën edhe pas fitores së Millatoviqit.
“Mendoj që nuk do të ndërrohet raporti me Kosovën. Raportet me Kosovën janë shumë mirë, shumë në rregull, qeveritë bashkëpunojnë ngushtë. Jam i bindur që edhe presidenti do të bashkëpunojë me të njëjtin vullnet” – deklaroi ai.
Reagimi i Abazoviç për Kurtin erdhi pasi ky i fundit tha se është shumë i shqetësuar për të ardhmen e kombit tw Malit tw Zi, duke pretenduar se me fitoren e Jakov Millatoviqit do t’i hapet rruga për zhdukjen e kombit malazezas.
Pse garanton për tjerët? Ata ta fusin gishtin në prapanicë po u dole kundër planeve të tyre! Sigurisht që të gjithë brengosen kur presidentin e ri e mbështetë një Dodik dhe nacionalshovenistët serbë. Prandaj, fol dhe premto vetëm për veten!
Po po ka të drejtë të shqetësohet Kurti për kombin Malazias sepse jjanë të tij por për shqiptar kush do të shqetësohet në Mal të Zi!?. Mozomakeq, Kurti mbaroji duke u kujdesuar për serbet në Kosovë se sa për shqiptarët si ha palla. Vaj halli kush pret që të shqetësohet tash e tutje për shqiptarët në Mal të Zi nga çërnagort Kurti e Abazoviq.
Albin Zajednica dhe Abazviçi kan te drejtë më fjetë rahat Te dyt jeni serbo malazez Te dyt jeni mashtrues Te dyt punoni në dam te shqiptarisë per dobi te serbo sllavisë Te dyt jeni faqezi
Eshte si eshte Millatovic, eshte si eshte Abazovic, Kurti nuk ka te drejte te paragjykoje, vecanerisht te sulmoje. Ai duhet te paraqes vehten si njeri serioz dhe te beje dipllomaci per te miren e Kosoves dhe vecanerisht te shqiptareve ne pergjithesi. Luftrat imagjinare te Kurtit mund te shkaktojne reaksion dhe Mali i Zi te terheqe njohjen per Kosoven. Kete kerkon Kurti? Me sa duket Kurti te vetmen devize te tije ka demagogjine nacionaliste per te qendruar ne pushtet me rrugen me negative per interesat e Kosoves….
Ta shohim se sa proeuropjan do të jetë. Tymi do t'i dalë kësaj zgjedhjeje herët a vonë. AbazoViçi mbron presidentin për të mbrojtur veten, sepse janë në një linjë.