Abdixhiku paralajmëron largimin si kreu i LDK-së: Dorëheqjen do ta dorëzoj në Kuvendin e partisë

14 Janar 2026, 08:10Rajoni TEMA
Abdixhiku paralajmëron largimin si kreu i LDK-së: Dorëheqjen do

Pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta, kryetari i këtij subjekti Lumir Abdixhiku deklaroi se në Kuvendin e partisë do të paraqesë dorëheqjen nga posti.

 “E kam obligim moral dhe politik dorëheqjen…Kuvendi le të vendosë përmes votës nëse e pranon apo jo dorëheqjen“, tha ai.

Ai shtoi se nëse Kuvendi i partisë nuk e pranon dorëheqjen e tij, do të jetë i detyruar të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryetarit. 

“Nëse partia, Kuvendi nuk e pranon dorëheqjen do të jem i detyruar të vazhdoj detyrën”, tha ai.  

Sipas tij, çdo anëtar i LDK-së ka të drejtë të paraqesë kandidaturën për postin e kryetarit, duke nënvizuar se partia mbetet e bashkuar dhe se të gjitha vendimet merren bashkërisht. A

bdixhiku foli edhe për zgjedhjen e presidentit, Ai konfirmoi qëndrimin e partisë së tij se kjo çështje duhet të trajtohet përmes konsensusit të gjerë politik dhe jo përmes imponimit të një kandidati nga një subjekt i vetëm. 

“Ne kemi 15 vota; ato që janë, nëse dikush do t’i ketë, duhet të bisedojë me LDK-në. Kur ulet të flasë me LDK-në, do të flasë për një kandidat që i përfaqëson interesat e popullit e jo vetëm interesat e një partie politike”

Duke përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja si zgjidhje, kreu i LDK-së tha se përgjegjësia e partive politike është të ulen dhe ta adresojnë çështjen e presidentit në mënyrë serioze dhe institucionale.

2 Komente

  1. S
    Sllavo Komunistet Turko Mongole

    Shko mblidh dardha tashti neo-komunist i isa mustafes..dhe merr k’shilla prej tij se t’bie mire…dashke dhe negociata per president kur ke 15 deputete..akoma se ke kuptu sa qesharak je?!..ndersa Vjosen e ke Presidente nga LDK..sh’noshe gjeja e gjalle

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pellion A

      Askush prej tyre në LDK nuk është aq i fortë sa janë të gjithë së bashku. Forca e vërtetë e LDK‑së qëndron te uniteti, te puna kolektive dhe te besimi se partia bëhet më e fuqishme kur vepron si një trup i vetëm......

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje