AKI fiton dy komuna në zgjedhjet e përsëritura lokale në Maqedoninë e Veriut

12 Janar 2026, 15:10Rajoni TEMA
AKI fiton dy komuna në zgjedhjet e përsëritura lokale në

Koalicioni shqiptar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) i ka fituar dy komuna në zgjedhjet e përsëritura lokale në disa komuna të Maqedonisë së Veriut të dielën, sipas rezultateve preliminare.

Kandidati i AKI – koalicionit që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – Valbon Limani, e mposhti kandidatin e koalicionit tjetër shqiptar, VLEN, Nevzat Bejta, për ta fituar komunën e Gostivarit.

AKI-j e fitoi edhe Vrapçishten me kandidatin Isen Shabani.

Kundërshtari i Shabanit në këto zgjedhje ishte Zulhajrat Demiri, i cili u mbështet nga Grupi i Votuesve, sipas rezultateve preliminare.

Përvec këtyre dy komunave, zgjedhjet lokale u përsëritën edhe në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë.

2 Komente

  1. D
    Dhë Pështan Tribune

    ZULHAJRAT DEMIRI, ISEN SHABANI? E ku je SHQIPNI ETNIKE?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Korabi

      Bravos shqiptar URIME që votuat për drejtuesit e kombit e jo të VLAN - VMRO /Mexhit dhe Mockovicët/ kundër shqiptar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje