“Serbia s’shkon në BE me këta njerëz”, Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE

11 Janar 2026, 16:00Rajoni TEMA
“Serbia s’shkon në BE me këta njerëz”,

Sipas pamjeve që u bënë publike, redaktori Dragan Vuçiçeviç, i shoqëruar nga disa ministra, kënduan këngë çetnike. Të pranishëm në këtë skandal presidenti Aleksandar Vuçiç kryeparlamentarja Ana Bërnabiç, I akuzuari për krime lufte, Vojisllav Sheshel, ministri i Brendshëm Ivica Daçiç e shumë përfaqësues të tjerë.

“Darka” ishte organizuar nga Dragan Ashanin, vrasës i dënuar, sipas gazetës “N1” në Serbi. Ai kishte kryer një vrasje më 1992 dhe ishte dënuar me 11 vjet burgim. I njohur me nofkën “Ashka”, ai kishte vrarë partneren e tij, atë kohë 18-vjeçare.

Duke marrë për bazë këto, Picula ka thënë se rasti ishte demonstrim i ri për distancim të Serbisë nga Bashkimi Evropian.

“Kjo ngjarje nuk duhet të konsiderohet befasi për askënd që ndjek skenën politike në Serbi. Është thjesht një tjetër demonstrim publik i gjithçkaje që mban Serbinë të prangosur në kohën kur regjimi i Serbisë së Madhe shkaktoi luftëra dhe vuajtje të mëdha njerëzish në ish-Jugosllavi”, ka thënë ai për “nacional.hr”.

I pyetur nëse Serbia po largohet nga BE-ja, Picula ka thënë se ky akt ka qenë vazhdimësi e shprehjes së kërcënimeve të Serbisë ndaj fqinjëve. Teksa ka përmendur një nga një figurat që morën pjesë, përfshirë Sheshelin, Picula ka thënë se “thjesht me këta njerëz dhe politikë të tillë, nuk mund të ecet përpara në negociatat për anëtarësim në BE”.

Picula ka thënë se nuk pret që lidershipi i Serbisë të kërkojë falje pas shfaqjes skandaloze. Ai ka thënë se kërkon reagim më të ashpër nga Brukseli.

7 Komente

  1. V
    Vučić është çetnik

    Vučić këndon këngë çetnike sepse është çetnik*, ka qenë në partinë çetnike me emër zyrtar por Milosheviçi socialist e ndaloi atë emër dhe e kthyen emrin në Partia Radikale kryetar i së cilës ishte krimineli i dënuar i luftës Sheshel. Daçiç është socialist firmalisht, çetnik realisht. * çetnik = nacionalshovenist serb

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      serbet jane patriota me histori qindra vjecare me mbreteri etj. Jane mesuar me skiptaret keta te evropes qe i tallin sa here duan dhe i trajtojne si jevg.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nga Vlora

        Po kane histori Detar qe e kane mesuar shtrembet dhe ne dem te popujve te tjere. Jane nacionaliste dhe jo patriote. Nuk i kam zili serbet por per nje gje u heq kapelen, per Serbine jane me te unifikuar se ne. Edhe pse historine e shtremberojne, edhe pse duan te futen ne EU dhe prape bejne budallalleqe si keto. Jane bashke

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fatosi-kosove

        Serbia nuk shqetesohet pse europa nuk i "hap" dyert sepse kete pune ja kryen kosova,perderi sa serbet mbrojne çdo serb qe ka kryer masakra jo vetem ne kosove, ne si kosove e veqmas kjo qeveri qe sot kemi akuzojne shqiptaret e veqmas ata qe gjate viteve 80 ishin te burgosur politik nga serbia dhe gjate viteve 97/99 ishin ushtar te uçk-s si shkaterrues te jugosllavise e qebesa ka edhe te atille si kshilltari i kurrcit nje far skellzen gasi qe pa fije turpi ne tv deklaron se asnje shqitar nuk e ka vra serbia por ish kreret e uçk-s apo magjupi dial basha qe thot se shqiptaret jane fundamentalist musliman dhe se uçk ishte terroriste, e deri ku sot lexova se edhe nje konsull i kosoves ne Gjermani e thot te njejten ateher rrini pa merak se kjo rrace e kryen detyren e serbise duke i thane europes se serbia ishte viktime andaj hapeni deren per kete garantues eshre edhe llajqaku me te cilin kurrci dhe osmanka deklaronin se mezi po presin ta fillojne punen.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ku po shkon BE?

          Po shkon BE drejt Serbise, keshtu duket!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirana e Re

            Koha e nazifashisteve ka mbaruar me koh, vetem disa fantomase dhe fantazma e mbajne gjalle

            Përgjigjjuni
            1. N
              Njesia R18

              Serbet e kan harruar shum shpejt kohen kur nazistet dhe ustashet kroat i vinin flaken banesave te tyre, dhunonin grate e tyre, vrisnin pleqte e femijet e tyre dhe perdhosnin nderin e kombit serb-- Nazifashizmi ne Ballkan dhe ne Europe nuk ka vdekur, thjesht nderroi emer dhe nominativ e sot dhe fantomaset qe i mbrojne njekohsisht kercenojn edhe ekzistencen tone Nese bie Ballkani ne duart e nazifashisteve dhe kelysheve te tyre Europa ka mbaruar, zjarri i fundit dhe keshtjella e vetme e mbetur akoma pa djegjur nga Armiku i Madh i Njerezimit

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje