Balla viziton Devolli Group në Gjakovë pas zjarrit në fabrikën Comoditá: Dëm i madh për ekonominë e Kosovës dhe mbarë shqiptarisë

9 Janar 2026, 15:40Rajoni TEMA
Balla viziton Devolli Group në Gjakovë pas zjarrit në

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe Drejtues Politik për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi pasditen e sotme një vizitë në Gjakovë, ku u takua me drejtuesit e Devolli Group, vëllezërit Blerim dhe Shkëlqim Devolli.

Gjatë vizitës në ambientet e kompanisë, Balla u njoh nga afër me pasojat e zjarrit të rënë një ditë më parë në fabrikën Comoditá, e konsideruar si fabrika më e madhe në Europë në llojin e saj. Ai e cilësoi ngjarjen si një dëm të madh jo vetëm për ekonominë e Kosovës, por edhe për mbarë hapësirën shqiptare.

Sipas Ballës, Shkëlqim Devolli e informoi atë mbi shkallën e dëmeve të shkaktuara, por edhe mbi lajmin pozitiv se prodhimi pritet të rifillojë që nga dita e hënë. “Ky është një sinjal i fortë i qëndrueshmërisë dhe vizionit sipërmarrës të Devolli Group,” u shpreh ai.

Devolli Group punëson rreth 10 mijë punonjës në total në bizneset e saj në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera, duke qenë një nga grupet më të mëdha dhe më të rëndësishme ekonomike në rajon.

Taulant Balla theksoi se është i bindur që kjo vështirësi e madhe do t’u japë drejtuesve të kompanisë edhe më shumë kurajë dhe besim për ta tejkaluar situatën, duke kontribuar më tej në forcimin e ekonomisë së Kosovës dhe të gjithë shqiptarisë.

2 Komente

  1. D
    Despoti

    Tre selcuke anadolli se bashku per te miren e vatonit, te vjedhim sa me shume e ti dhjesim siper ketij vendi se te huaj jemi.urra rrofte i plotfuqishmi erdukuan m'Ankara

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti

      O gazetar! Po kaq të vështire e kishe që edhe të shtoje se çfarë prodhon kjo fabrikë e llojit të veçantë???

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje