Kosova ka pranuar një dërgesë me sisteme raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia, thanë autoritetet më 6 janar.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se kjo dërgesë ishte kontraktuar me prodhuesin shtetëror turk, Roktesan, në dhjetor të vitit 2023.
“OMTAS [Orta Menzilli Tanksavar Silah] është një sistem modern raketor antitank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake”, tha Maqedonci.
Sipas tij, rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve kundërtanke për Forcën e Sigurisë së Kosovës, synon “mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”.
Maqedonci nuk tregoi se sa sisteme pranoi Kosova, as sa kushtuan ato.
Sipas uebfaqes së Roktesanit, OMTAS është efektiv ndaj mjeteve të blinduara dhe mund të përdoret edhe ditën edhe natën, pavarësisht kushteve atmosferike.
Ai mund të lëshohet nga makinat ushtarake dhe nga platforma trekëmbësh.
Ky sistem ka rreze veprimi nga 0.2 deri në 4 kilometra dhe peshon 35 kilogramë (raketa së bashku me tubin lëshues). Sistemi ka një diametër prej 160 milimetrash dhe një gjatësi prej 1.8 metrash.
Vitet e fundit Kosova e ka përshpejtuar armatosjen, duke blerë armë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara edhe nga Turqia, përfshirë raketa dhe dronë.
Kosova është në proces të shndërrimit të FSK-së në ushtri. Përpjekja nisi më 2018 dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet. /Radio Evropa e Lirë
Vazhdojne armatimet e sulltanit islamik, per vilajetin e denatyruar islamik kosovar.
E kuptoj mllefin tuj si grek qe je!
Turkia a ma e forta. Shqipnia e mjere dhe e shkrete!
Po po, eshte me e forte Turqia se u ka palluar me shume po shiko se po u braktisi Amerika, do vazhdoje tu palloje prape Turqnia, po kete radhe, bashke me Serbine
Bravo Kosova
Per cfare i duhen keto kater arka , kur Serbia eshte 1000 me e armatosur , apo do me luftu me Shqiperine ? ju jeni ftof ne bythe mor koqevara , do Zoti nuk vjen ajo dite se po plasi ju ikni me vrap neper bote , se e bete nje here ne 1999 pranda mos u mburni me kater arka me kater drone
Tash edhe pak, Greqia mike do e njoh Kosovën, në përvjetorin e 18 të pavarësisë.
Mos e egzagjero. Nje pjese e grekeve jane vertete miq dhe alamet njerezish. Po egziston dhe nje pjese tjeter qe nuk jane aq "miq" sa mendon ti. Te jemi realiste