Jorgos Papadhakis – zëri grek që nuk heshti për emigrantët shqiptarë

6 Janar 2026, 17:45Rajoni TEMA

Jorgos Papadhakis – zëri grek që nuk heshti për

Nga Nju Jorku Marko, Caka

Nuk është thjesht një lajm vdekjeje. Është një boshllëk që për shqiptarët e Greqisë nuk mbushet lehtë. Në moshën 74-vjeçare u nda nga jeta Jiorgos (George) Papadhakis, për mediat greke një ikonë, për mua personalisht mësuesi që më hapi derën e parë të gazetarisë.

Prezantuesi legjendar i emisionit “Kalimera Elladha” (Mirëmëngjes Greqi) në ANT1 ndërroi jetë pas një infarkti akut të miokardit, duke mbyllur një kapitull 35-vjeçar që nuk ishte vetëm histori televizive, por histori shoqërore.

Ndoshta për shumë shqiptarë në Shqipëri emri i tij nuk thotë asgjë. Por për ne që u rritëm, punuam dhe u formuam në Greqi, Papadhakis ishte njeriu që nuk e uli kurrë zërin kur flitej për ne shqiptarët. Ai nuk ishte thjesht një prezantues i famshëm televiziv.

Ai ishte njeriu që, që nga eksodi masiv i fillimit të viteve ’90, nuk e anashkaloi çështjen e emigrantëve shqiptarë, por e mbajti në qendër të debatit publik grek, çdo mëngjes, për dekada me radhë.

Ishte zëri që nuk u mbyll, në një kohë kur shqiptarët në Greqi trajtoheshin si problem, si statistikë, si kërcënim. Pra atëherë kur frika, racizmi dhe propaganda dominonin ekranet, dhe shqiptarët përmendeshin vetëm në kronika të errëta, Papadhakis bëri diçka që pak guxuan, na solli në ekran si njerëz, si punëtorë, si prindër, si shtylla të padukshme të Greqisë moderne.

Për mua personalisht, ai nuk ishte vetëm një figurë publike. Ishte mësues, udhërrëfyes dhe mbështetës. E njoha si student, në studiot e ANT1, në lëndën e gazetarisë informative. Ishte i rreptë, kërkues, por i drejtë. Bashkë me Jorgos Aftias, profesorin e gazetarisë ekonomike ishin njerëzit që më treguan se gazetaria nuk është zhurmë, por përgjegjësi. Kur mësuan se origjina ime ishte shqiptare, nuk më pyetën pse. Më pyetën vetëm- “A e di historinë tënde?” Dhe më thanë - “Atëherë tregoje.”

Për vite me radhë, çështjet e shqiptarëve, ato me dhimbje, padrejtësi dhe sakrificë, gjetën vend në “Mirëmëngjes Greqi”. Jo si spektakël, por si detyrim moral. Papadhakis na quajti heronj të ndërtimit të Greqisë moderne në një kohë kur pak guxonin ta thoshin këtë publikisht. Dhe publiku reagoi. Ndihmoi. U solidarizua.

Nëse për diasporën shqiptare Top Channel ishte ekrani i përditshëm, për shqiptarët në Greqi emisioni i tij ishte mëngjesi ynë i përbashkët. Aty gjenim diçka që na mungonte kudo tjetër, dinjiteti.

Jorgos Papadhakis ishte ANT1 për 35 vjet. I ofruan para, kontrata, largime “të arta”. I refuzoi. Jo sepse nuk mundej, por sepse ishte i lidhur emocionalisht me atë që ndërtoi. Me kanalin. Me njerëzit. Me publikun. Me të vërtetën.

Thuhet se “kuajt që plaken, vriten”, një metaforë kjo e shoqërive që hedhin tutje ata që kanë dhënë gjithçka. E thënë troç shoqëritë i harrojnë ata që plaken. Por ai nuk u harrua. Sepse nuk u shit. Nuk u përkul. Nuk u largua kurrë nga ajo që besonte. Qëndroi besnik, i lidhur emocionalisht me kanalin dhe me presidentin historik të tij, Minos Kyriakou

Sot, për shumëkënd, ai është një figurë televizive që u fik.

Për mua, ai mbetet profesori që më mësoi të mos kem frikë nga e vërteta, edhe kur ajo flet me theks.

Për shqiptarët e Greqisë, ti nuk ishe thjesht gazetar grek.

Ishe zë. Ishe urë. Ishe dinjitet.

Ishe për të mbetur legjendë e fjalës së lirë.

Lamtumirë profesor, Jorgos Papadhakis.

24 Komente

  1. N
    Nositi.

    I perjetshem kujtimi I tij Respekte

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kasapi

      U prefte ne paqe

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Ja ke fut pordhes kot o Marko. Ne 30 vjet qe jetova ne Athine, nuk e degjova njehere Papadhaqin, te mbronte shqiptaret. Perkundrazi ishte nder gazetaret ne racist qe shquhej kunder shqiptareve

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhimi

          Shum nga kta qe flasin nuk e njohin mire , qe ishte profesjonist ishte sja mohon dot por qe ishte pro shqiptareve nuk ishte . Thjesht ky e dridhte kur perballeshe me gjerat e mira qe ne bem ne greqi . Ishte njecik skuth , Pse nuk themi dot per Lakin Lazopulos ai po jo ky , ky ishte i zymt ne lidhje me ne ishte pak rracist dhe ishte ziliqar i madh nuk e pranonte idene se shqiptaret na dolen kaq puntore dhe te zot , dhe se u bene te dytet mbas grekeve me llogari ne banka , e hante njecik molja megjithate tani esht me zotin u preft ne paqe.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Momqirsi grekofoneve

            Shkembi… paske jetuar ne Ekuador me duket. Ky ishte nga me mbrojtesit e shqiptareve. Do kesh qene ne Monastirski kur ishte ora e emisionit te tij.

            Përgjigjjuni
          2. v
            vishja plot

            Te lumte Marco

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zuzari

              U prehte ne paqe. Njerez me zemer te madhe

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dordi

                Nuk eshte absolutisht e vertete qe ky ndjese pasti “nuk heshti kurre per shqiptaret!” Nje e pavertete aq e madhe sa Kali i Trojes! Mos u beni TRADHETORE se pastaj do te pendohi! thoshte Naim Frasheri.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Thanas Qirzidhi Profesor liceu artistik Pire

                  Pershendetje nga Athina, ne kete ore mbremje! lajmet, ne kanalet qendrore te Greqise, nga dje, fillojne me komentet, intervistat e kolegeve gazetare, me syte e perlotur, flasin me fjale zemre per kolegu, gazetarin, Profesorin, njeriun Jorgon, sic e njihnin te gjithe shikuesit. Nuk e njoh, gazetarin, autorin e shkrimit, por doja ta pergezoja, per shkrimin, ndjenjat e respektit, vleresimi dhe faktet qe sjell.. Papadhaqi, per shume shikues qe donin te mesonin lajmet me odjektivitetin, saktesin dhe analizen live, te ngjarjeve, ishte dritarja ku mesonin, degjonim lajmet, intervisten, dashurine dhe respektin per Shqiptaret, kudo ku jetojne ne Greqi. Une pata fatin ta takoj nga afer, kur erdhi me grupin e xhirimit, ne liceun artistik Pire, ku Jam Profesor 20 vitet e fundit, si muzikant. Thjeshtesia, komunikimi, profesionalizmi, disiplina, njerzilleku.. Ishin vyrtytet qe u ndjeva sikur e njihja nga afer prej vitesh...

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    astrit

                    Me vjen mire kur lexoj qe shqiptaret kene respekt e konsiderate per fqinjet tane greke te cilet kane qene mirkuptues me fqinjet e tyre, megjithse reciprokisht te dy popujt jane ushqyer nga nje propogande armiqesore reciproke.

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qaniu

                      I PLASI PER EMIGRANTET ,,, NJERI I MIR JORGJI ,,,I PAHARRUAR

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        edmond (koder rreshen)

                        Kur mesuan se isha Shqiptar, nuk me pyeten pse !!! Si te te thon : Gjynah qe ke lindur Shqiptar ! Nga shkrimi kuptova se je nje qenie inferiore,i cili kerkon mbrojte nga te tjeret,por jo te jesh ne gjendje ti thuash tjetrit : ju faleminderit per mbeshtetjen tuaj ....nuk kam asgje me pak se ju ,si nga pik pamja racore po ashtu dhe te formimit Kulturor , apo dijes Historike . - Para shum vitesh punoja ne nje fabrik mekanike ne Greqi ,dhe pronari i Fabrikes (Veljo) i cili nga mesi i viteve 90 kishte ber furren per pjekjen e Tullave te nje fabrike Tullash ne Kavaj, me thirri ne zyren e tij ! Ashtu sic u zhvillua biseda kuptohej se pas Veljos (i cili e kishte vizituar Shqiperin disa her ) ishte diku"tjeter " ?! E dija se pergjigja ime do te me kushtonte,sic me kishte kushtur edhe ne tjeter pun ,por ne fund te bisedes i them : Sikur ta dinit Historin e Shqiperis ,do thonit me vete ,se jo vetem qe jam i pa fat se nuk linda Shqiptar,por te pakten te kisha nje te aferm ne sojin tim,dhe te krenohesha ! Edhe Veljo ishte i prer,dhe me thot se sot esht dita e fundit e punes ! Qudia ishte se pas nje viti ( ne mos gabohem) tek po k´thehesha nga Shqiperia ne doganen e Kakavijes, me than se te ndalohet hyrja ! Te uroj Marko pas shum vitesh ,ta keni kaluar traumen e inferioritetit ,dhe me ne fund te thoni pa ndroje se je Shqiptar .

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Realisti

                          Nga komenti yt kuptova që je një qenie që të duket vetja superiore... ngaqë në fakt je një top plehu... unë kam jetuar gjithashtu në Greqi dhe kam takuar mjaft grekë që në fakt nuk kishin asnjë lidhje me grekët racistë. Në qoftë se ky ishte një nga ata, ashtu sip edhe e përshkruan autori I këtij artikulli, atëherë I heqim kapelën me respekt dhe përgëzojmë autorin e këtij artikulli. Faleminderit!

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            edmond (koder rreshen)

                            Respekti per tjetrin,fillon nga vetja dhe si rrjedhoj nuk i pranoj dominancen ,aq me teper kur e "bukura" e bashk biseduesit esht figuaritive, kurse e imja i perket arsyetimit logjik .

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Labi nga Bregu

                              edmond (koder rreshen) E vlersoj pergjigjen tende! Bukur ja ke qendisur autorit te artikullit. E ke nxjerr ashtu sic eshte, karakter i dobet dhe me nje ndjenje te theksuar inferioriteti. Ndersa ky tjetri qe te replikon Realisti po ta vesh re duket qarte qe eshte teper naiv. Genjehet me nje cop djath dhe bie menjehere ne carkun e propagandes greke. Fatkeqesisht si ky kemi plot shqiptar ne greqi..... :( ....... Gjithsesi respekte shoku

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Remo

                                "Labi nga bregu" ti??? Nga bregu, ka vetem Himariote, ti je nga ata te ardhurit e s'ke asnje lidhje me vendasit, i je Lab turkoshak... eksperienca si kjo e ketij Edmondit, kane pasur shume, edhe une ne fillim vitet 90-te, thjeshte mbrojta ate qe isha, dhe ate pak kohe qe kalova atje, e kalova ne paqe, dhe kam njohur mjaf njerez per se mbari, njerez te mire si puna e ketij te ndjerit qe dine te shikojne realitetin ashtu sic eshte....e nese do te ishte e gjitha ZI sic e pershkruan Mondi nga Rresheni dhe ti Labi i importuar, s'do kishte kembe shqiptari atje e jo gati gjysem milioni sa jane sot...problemet perhere midis dy popujve, i kane sjellur Greket e importuar nga Anatolia dhe anadollaket e ngelur ne Shqiperi nga ish perandoria osmane....Edomdi nga Rresheni, duhet te kujtoje qe Mirditoret e tij, kane qene dora e kamzhikut Osman si shume Haxhiqamile shqiptare, ne nenshtrimin e popujve, kryesisht ne revolucionn Arvanito-grek, apo i ka harruar?!

                                Përgjigjjuni
                        2. V
                          Vjosa

                          Për Shqiptarët Papadhaqi nul ishte ky që përshlruan gazetari kam bindjen që është e kundërta.Kështu ka qënë edhe Haxhinikolau .Gazetar për të drejtat e shqiptarve ka qënë Maqis Triandafilopuo , Llaqi Lazopulo dhe ndonjë tjetër por jo Papadhaqi.Megjithatë ai u prehtë në paqe se ishte i vlefshëm për familjen e tijë.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            TIRONA

                            I perjetshem kujtimi i tij, u prehte ne paqe!

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Edi25252

                              Mjaft shkruajtët gënjeshtra o marko

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Populli

                                Nga shqiptaret e kudo ndodhur del detyrim mirënjohje per ti ngritur lart këto figura qoftë edhe pas vdekjes. Shëmbull do te jeté mirë te kthehet ne pelegrinazh në varin e tij, Bravo ky shkrim ???? Nje ujkent,dite pushimi, shqiptaret qe jane rotull vëndit ku ka jetuar ky person dhe ku prehet ,vendosni nje kuror me mbishkrim per te miren qe ka bere. Ka plote njerez te tille neper bote qe na kane ndimuar ne shqiptareve ne dite te veshtira

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Maria

                                  Asnje genjeshter nuk shkruan zoteria. Kush e ka lexuar dhe degjuar Jorgo papadhakin do te kuptoje qe gazetaria greke u be me e varfer, ne kuptimin qe ai ishte nje njeri i drejte shume i afte per profesionin e tij dhe mbi te gjitha ishte njerzor dhe human. Ju qe flisni si injorantet dhe maloket shqiptare kurre nuk do te vleresoni njerez te tille. Qofshe i parajses zoti Jorgo.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Aron

                                    Edhe sikur gjysmat e ketyre qe jane pershkruar te kete pasur si vlera njerezore ka qene njeri i mire ne pergjithesi. U prehte ne paqe!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Taku

                                      U prehte ne paqe!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. E
                                      Emigranti

                                      Nuk e di per ty personalisht c'fare ka bere por per shqiptaret nuk ka folur ndonjehere mire. Pekundrazi ka folur shume keq.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje