Nisja e hetimit pasuror, reagon presidentja Osmani: Mirëpres çdo verifikim të bazuar në paanshmëri!

6 Janar 2026, 10:58Rajoni TEMA
Nisja e hetimit pasuror, reagon presidentja Osmani: Mirëpres çdo

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas raportimeve se ajo do t’i nënshtrohet një verifikimi të pasurisë nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina ka deklaruar se presidentja mirëpret çdo verifikim nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi dhe paanshmëri.

“Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhin në këtë fazë”, tha Kupina për Telegrafin.

Nga ana tjetër, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur se në këto momente nuk mund të japin asnjë koment mbi këtë çështje, duke mos e konfirmuar e as mohuar një procedurë të mundshme ndaj presidentes.

1 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Do ju thot si kurrci ejani ne zyren time (po keni kellqe) nese doni te merrni informata, po ku e rruajne krajli kurrci e krajlica osmanka per drejtesine e kosoves, ani tash pas numerimit te thaseve me vota te importuara nga i nominuari per president martin berisha, te dyve ju duhen vetem.edhe pak vite pushtet qe te bahen si maduro ose si putini,miljarder dhe guvernator te kosoves siq eshte kadirovi i qeqenise,pastaj kafshet militant do hane bar e ka.... per hater te babes e majkes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje