Kosovë, Agjencia Kundër-Korrupsionit nis hetim pasuror ndaj presidentes Osmani

6 Janar 2026, 08:30Rajoni TEMA
Kosovë, Agjencia Kundër-Korrupsionit nis hetim pasuror ndaj

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës,Vjosa Osmani. 

Kjo pasi Agjencia ka gjetur dallime të theksuara në deklarimin e saj të pasurisë ndërmjet viteve 2024 dhe 2025.

Burime brenda këtij institucioni kanë konfirmuar për VOX Kosova se procedura ka nisur pasi janë vërejtur dallime në sasinë e pasurisë që presidentja kishte deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë.

Ndryshimet lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe me shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara.

Në dokumentet e dorëzuara për vitin 2025 vërehen lëvizje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë, çka ka nxitur institucionin përgjegjës të ndërmarrë verifikime shtesë, ashtu siç parashihet me ligj.

Osmani, e cila shpesh përmendet në opinionin publik për standardin e saj të jetesës, ka blerë një shtëpi në një lagje luksoze në periferi të Prishtinës.

Por ajo ka edhe shumë patundshmëri të tjera, siç janë pronat në Australi, ku vetëm një shtëpi figuron me vlerë mbi gjysmë milioni euro.

Po ashtu, vitin e kaluar, në deklarimin e pasurisë, ajo ka deklaruar se bashkë me bashkëshortin posedojnë edhe një banesë në Prishtinë, si dhe tokë dhe një shtëpi tjetër në Australi./ VOX Kosova

7 Komente

  1. P
    Pikepyetje

    Ok por.... c na duhet me kombin mix Kosovar? Pune e tyre jo jona

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hamleti i Pollogut pyet- pse e ka ujku qafën e tra

      Posedimi, fjalë nga shkinishtja, juridikisht nuk është pronë personale etj, por një e drejtë të kesh dicka në zotim. Nuk akuzohen njerëzit për "posedime" shkiesh! Rroftë Kina që i zhduku UJGURËT, konforma kartës së KB; Rroftë gjenocidi rus mbi tepër se 90 popuj brenda saj, nga radhët e të cilëve regruton ushtarë në frontin e Ukrainës; Rrofshin kriminelët e narkokarteleve në Meksikë, Kolumbi dhe narkokarteli shtetëror kuban!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Kurre nuk kam qene ne kosove por nuk mendoj se ka lagje luksoze ne kosove dhe sidomos ne prishtine

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Po kur edhe atje funksjonon shteti?

          Përgjigjjuni
          1. I
            I dul boja edhe dardanvevte "ndershem"

            Kosova eshte e krimbur ne korrupsion, ashiware e bejne hajnine dardanet, vetem serbin e kan frike!

            Përgjigjjuni
            1. h
              hahahahaha

              Presidentja Turkmenistani hahahahaha

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lea

                E po sa idiota me kartel qe jeni. Vetem te spitali 5 vendin e keni. Lereni Kosoven në punë të sajë.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje