Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë serbe: Jemi nën presionin më të madh që nga viti 1997

3 Janar 2026, 13:40Rajoni TEMA
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë serbe: Jemi

Në një prononcim për mediat opozitare, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Serbi, Branko Stamenkoviç, ka shprehur shqetësimin për “presionin e jashtëzakonshëm” që ushtrohet ndaj prokurorëve serbë.

Sipas tij, presioni i ushtruar nuk është parë që nga vitet ’90 dhe kryesisht ai vjen

"Nga ato media që përdorin propagandën me informacione të pavërteta, por me gënjeshtra të pastra

Kam qenë prokuror për 28 vjet dhe kam kaluar periudha të ndryshme sociale dhe politike. Nuk kam parë presion të tillë nga ekzekutivi, apo nga individë në ekzekutiv dhe autoriteti legjislativ ndaj nesh që nga viti 1997".

Sipas tij presion ka edhe nga opozita duke sjellë në vëmendje përpjekjen e protestuesve në Novi Sad për të hyrë në zyrat e prokurorisë si dhe një sulm ndaj gjykatës në Valjevo. Stamenkoviç ka vënë në dukje po ashtu si element presioni ndaj prokurorisë edhe reagimet negative ndaj marrëveshjeve të Prokurorit të Përgjithshëm, Zagorka Dolovac me gjashtë homologë të vendeve të Amerikës Latine për luftën kundër trafikut të drogës, si pjesë e Eurojust, që lë të kuptohet për natyrën e thellë të kompromentimit të një pjese të politikës serbe.

2 Komente

  1. P
    Prokurore serbe per Spak, jo keq eeeeee......

    Hajdeni o prokurore nga Serbia e punoni me Dumanin ne Spakun e Saliut; rrogat do ti keni trefish, €10,000 per secilin cdo muj si askund ne Bote. Ka buxhet Rama edhe per ju, pagujm ne fukarejt e Shqipnis.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hamleti i Pollogut pyet- pse e ka ujku qafën e tra

      Rroftë Kina që i zhduku UJGURËT, konforma kartës së KB; Rroftë gjenocidi rus mbi tepër se 90 popuj brenda saj, nga radhët e të cilëve regruton ushtarë në frontin e Ukrainës; Rrofshin kriminelët e narkokarteleve në Meksikë, Kolumbi dhe narkokarteli shtetëror kuban!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje