
Sipas informacioneve të deritanishme, Gjakova, Rahoveci, Malisheva, Drenasi e Klina janë ndër qytetet më të prekura nga vërshimet, duke bërë që shumë shtëpi e prona tjera të kaplohen nga uji.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pjesën perëndimore të vendit, si në Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec e Klinë, por edhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.
Si rezultat, IHMK thotë se disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre.
Instituti paralajmëroi se këto reshje, me intervale dhe intensitete të ndryshme, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, “duke mundësuar paraqitjen e vërshimeve lokale, probleme në komunikacion, në sistemet e kanalizimit, si dhe vështirësi në trafik”.
“Aktualisht, lumenjtë kryesorë të vendit, veçanërisht ata në pjesën qendrore, lindore dhe jugore (Ibri, Sitnica, Lepenci, Morava e Binçës, etj.), paraqesin ngritje të lehta të nivelit të ujit”, tha IHMK.
Narkorregjimi i Rames ka permbytur edhe Kosoven! Rrofte Kurti, poshte Rama qe mori ne qafe edhe vllaznit!
Njashtu njashtu, Rama ka bashkepunue edhe me Maduron! Ky i paskesh thane se do i dergojte nafte, por sic ja msyni era, nuk solli nafte po shi!