DW: Kurti fitoi nga diaspora, dështimi për presidentin në mars, fatal për Kosovën

7 Janar 2026, 14:32Rajoni TEMA
DW: Kurti fitoi nga diaspora, dështimi për presidentin në mars,

Ekspertja e njohur gjermane për Ballkanin, Johanna Deimel ka analizuar për DW rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë dhe shpjegoi ato që i konsideron si arsyet kyçe të triumfit të VV dhe Albin Kurtit.

“Së pari, bllokimi politik prej muajsh që nga zgjedhjet e shkurtit 2025 u përshkallëzua në një krizë ekzistenciale. Nuk u miratua asnjë buxhet për vitin 2026, legjislacioni u ngri, fondet e BE-së dhe Bankës Botërore nuk u shpërndanë, pozicionet kyçe drejtuese mbetën të pazëna dhe institucionet shtetërore u paralizuan. Ishte një votë për funksionimin e shtetit ajo që mund të ketë kontribuar në fitoren e Albin Kurtit. Së dyti, pavarësisht krizës politike, Kosova siguroi katër njohje vitin e kaluar (nga Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamas), dhe qeveria e Albin Kurtit publikoi të dhëna relativisht të forta ekonomike për vitin 2024, me një rritje prej 4.4 përqind… Sipas Eurobarometrit, SHBA-ja mbetet partneri më i rëndësishëm i Kosovës. Ndaj pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-të ishte shokues. Megjithatë, pak para zgjedhjeve, Shtetet e Bashkuara e kthyen vëmendjen nga Kosova dhe Serbia me “National Defense Authorization Act”. Kjo ishte me rëndësi”-shprehet ekspertja për Ballkanin.

Vota e diasporës, u konsiderua hapur se e përforcoi këtë fitore.

“Vërtet që diaspora ka shumë peshë në vend. Sipas Bankës Botërore, afërsisht 700.000 kosovarë jetojnë jashtë vendit. Vetëm remitancat e tyre, që arrijnë në 1.2 miliardë euro, përfaqësojnë 12.7 përqind të PBB-së. Albin Kurti llogariti me votat e tyre kur caktoi strategjikisht zgjedhjet më 28 dhjetor, kohën e festave. Megjithatë, sipas rezultateve paraprake që janë tani në dispozicion, VV e arriti performancën e saj të fortë edhe pa diasporën. Ata që jetojnë jashtë vendit janë kryesisht kosovarë të rinj.. të cilët me sa duket kanë më pak lidhje me luftën për pavarësi dhe luftën e vitit 1999. Për ta, LDK, PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), strukturat dhe personeli i të cilave janë ende shumë të rrënjosura në atë epokë, ka të ngjarë të mos jenë më opsione”.

Deimel nënvizon më tej se sa të rëndësishme i shikon zgjedhjet për presidentin në muajin mars.

“Një dështim i zgjedhjeve presidenciale do të ishte fatale në disa aspekte: sepse do të duheshin zgjedhje të reja dhe kriza politike do ta çonte Kosovën më tej drejt greminës. Vetëm këto do të mjaftonin. Por nëse nuk as ka buxhet për vitin 2026 deri atëherë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thjesht nuk do të kishte më fonde për të organizuar zgjedhje të reja…”.

12 Komente

  1. 1
    1244 kavra thote Vucic, po tani cndodh?

    Kurti fitoi votat e sektit te eger te LVV. kjo fitore do ta varose perfundimisht pavaresine e Kosoves. Vucici eshte gati te dergoje trupat speciale serbe te cilat brenda dy oreve, para se te gdhiet ndonje nate, do ngrene flamurin serb ne Prishtine. Kur te pyese Kfori cfare eshte kjo pune, Kurti do deklaroje e flamurin serb e ka ngrit ai me kerkesen e LLV qe asht mbi gjysa e mutit te madh dardan. E me ket rast Kfor do lshon Kosoven, e te tan trullanat dardana do festojn rimartesen me Serbine.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Copë mishi me dy sy

      Kur edhe idiotë si ty lejohen të komentojnë, mjerë "tema"!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iliri

        Eshte nje serbogrek qen i zgjebosur ! Paguhet maskarai per shkrime anti shqiptare Jam i bindur qe nuk eshte shqiptare,sepse edhe shqiptari maskara,ashtu si rusi,rumuni kinezi somalzi, nuk ndam kombin ne parcela si arat e katundit te tij.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te themi te drejten tani....

          Kombi eshte produkt shteteror. Pra politikat dhe brumosja kulturore qe nje shtet i ben popullit te vete. Kosovaret nuk kane qene kurre pjese e shtetit Shqiptar dhe eksperiencat kultutore i kane 100% te ndryshme. Prandaj edhe pse Shqipfoles, ti quash pjese te kombit eshte egzagjerim. Maksimumi te thuash "Jane pjese e popullit Shqiptar" po dhe per kete dyshoj sepse vetem qorri dhe i sapo-dali nga diktatura (vitet 90) nuk e sheh qe jane grupacion tjeter sociologjik nga ne

          Përgjigjjuni
          1. P
            Per ju pjellat neokumuniste te Kurtit....

            Ju maskarenj gjoja atdhetare komunista te Kurtit duhet ta kuptoni se LVV me Kurt maskarane n'kry i bon carap shqiptart ne Shkup, Presheve, e Malin e Zi, i ndau e copetoi ne shume fronte kunder njani tjetrit. Ky nuk eshte patriotizem por shovinizem serb qe e zbaton LVV e Kurtit mes shqiptareve ne rajon. Prandaj ju dardanet e felliqur te Kurtit jeni shndrue ne berrgogun e kombit shqiptar. Ju qan shpirti per Serbine, e ne shqiptart e dijm mire ket.

            Përgjigjjuni
          2. E
            E verteta nuk mbulohet o patriota fals

            Ju zombit e Kurtit jetoni me populizma, por ju jeni armiqvte betuar te kombit tonen. E verteta ju duket e hidhur, por e vertete eshte atje ne shesh more qorra te LVV. Ma mire pa ju sepse jeni nji ciban i pasherueshem ne trupin e kombit. Shpejt do shihni rezultatet shkaterrimtare te Kurtizmit!

            Përgjigjjuni
          3. K
            Kurti po e shben republiken e Kosoves

            Bravo, kjo ashte e verteta e dhimbshme!

            Përgjigjjuni
          4. F
            Flori

            N'balle t'Kosoves o ndrite per jete, data e madhe 28 ... . Never change the winning team.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Statistika nuk pyet per ndjenja

              Ca ka fituar Vetevendosja qe vini ju Kosovaret mbushni seksionet e komenteve te Shqiperise? Shpopullimin me te madh te planetit? Shif shifrat zyrtare, Kosoven e ke numrin 1 per shpopullim. Pastaj merri keto dhe kerkoji Chatgpt-se te bej nje llogari me keto ritme sa vite do te mos ngele kembe njeri ne Kosove.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kurti po ja arrin qellimit per shpopullimin e Koso

                Kurti zbaton politiken e Serbise, e cila e don bosh Kosoven, pa asnji tutkun nga klani i Kurtit.

                Përgjigjjuni
            2. H
              Hakiu

              Ka fitu populli i Kosoves.Nuk munde te fitoj serbia me lobiste,lirim mehmet,halil matoshi,asdren shala,baton haxhiu,klan kosova,opozita,e shume te tjere.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fatosi-kosove

                Po baca haki fiton kumarica kusari fiton radojqiqi fiton skellzen gasi fiton sekiraqa dhe gjithe ju udbashet e serbise me te cilet po krenohet serbia prandaj sipas teje sot eshte turp nese ske çene spiun i serbise,zhiveli qenefi vetvendosje dhe lista serpska.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje