Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se Tirana, Prishtina dhe Zagrebi kanë themeluar “aleancë ushtarake, sulmuese”.
“Kjo është një aleancë sulmuese. Ka njerëz që ëndërrojnë se kur ka konflikt midis pjesëve të Perëndimit dhe Rusisë, kjo është një mundësi për ish-aleatët rusë, si ne, që të shkatërrohen plotësisht”, tha Vuçiç për TV Informer të mërkurën.
Lideri serb i ka akuzuar vazhdimisht Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për themelimin e një aleance ushtarake kundër Serbisë dhe popullit serb në muajt e fundit.
Ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje në mars të vitit 2025.
Qeveria kroate i tha më parë Radios Evropa e Lirë se Deklarata nuk synon të krijojë ndonjë aleancë ushtarake, dhe as nuk nevojitet një aleancë e tillë përkrah NATO-s.
Duke iu përgjigjur akuzave të mëparshme të Vuçiçit, ministei i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviç, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajon.
“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe çdo gjë që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare bëhet në mënyrë transparente”, tha Bozhiniviç më 6 janar.
Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh, nuk është anëtare e aleancës./REL
Më shovenist edhe se Milloshi. A nuk e kuptoni se pse po hudh gurë e baltë mbi edhe Kroacinë. Ofshama të vetëkuptueshme e transparente po të jesh i përditësuar me intrigat shoveniste serbe.
Rama "çele gur gojën!" Me këtë mut nuk bëhet Ballkan i Hapur por Rama e mbronte me pasion politikën serbe ndaj Rusisë.
"Hapja" eshte fjala baze e sistemit kapitalist.Ky eshte dhe parimi baze i BE-se. E kuptoj qe ti je Kosovar i Kurtit dhe do besh propaganden e tij te lodhur, por thjesht shif shifrat. Gjate viteve te fundit Kosova eshte vendi me shpopullimin me te madh ne planet. Futi keto shifra ne chatgpt dhe pyete: "Sa vite do qe Kosova te shkoj ne kolaps demografik me keto ritme?"
Ky është Ballkani i hapur. Rrugë strategjike detare,.siguri e përbashkët, bashkëpunim teknologjik etj,.etj. Nuk është faji i Shqipërisë që serbët Jugosllavinë e begatë e kthyen në gërmadhë, bashkatdhetarët i masakruan dhe përdhunuan duke i kthyer në armiq. Por sëmundja mendore serbe të jep të kuptosh që shpërbërja e Jugosllavisë nuk ka përfunduar ende, deri sa Serbia të katandiset në muret e Beogradit.
Aleanca : Kosove,-Shqiperi-Kroaci,eshte nje aleance paqesore e cila i sherben Lirise,ruajtjes te integritetit ,ruajtjes te nje lufte te pergjakeshme ne kete pjese te ballkanit,gjithmone duke e ndezur rusoserbet,per orekset e tyre.Ata te cilet e kane krijuar kete aleance,jane njerez te fushes,jane ushtarak te mencur se : vetem nje aleance me shtete besnike,del fitimtare mbi qellimet djallezore rusoserbe,Fashistet si vucici eshte nje intrigant i persosur,lotet e tia jane qesharake sepse: edhe ai vet ka aleance me rusine agresore,me kinen nga te cilat perkrahet dhe furnizohet me armatim.....Populli shqiptar eshte i zgjuar bijt bijat me te mire i dallojne gjerat i shohin nga larg ,kjo i detyron te marrin veprime vetembrojtese ,nga agresioni rusoserb,si nje simbioze e rrezikshme per njerezimin...