
Ambasada ruse në Maqedoninë e Veriut ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit të vendit i cili ka folur për aktivitete e Rusisë ne Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan.
Në përgjigjen e saj për presidentin maqedonas, ambasada ruse sqaron se Rusia nuk është përzier, nuk përzihet dhe nuk ka për qëllim të përzihet në punët e brendshme të asnjë shteti e as në Maqedoninë e Veriut.
“I hedhim poshtë akuzat e dërguara kundër vendit tonë. Kjo është në kundërshtim me vetë filozofinë e politikës së jashtme ruse. Është e njohur mirë se përpjekjet e këtilla asnjëherë nuk e sjellin efektin e dëshiruar dhe në fund i deskriditojnë ata të cilët përdorin metoda të tilla”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se Rusia respekton cilëndo qoftë zgjidhje të popullit maqedonas.
Edhe per pushtimin e Ukraines kete qendrim patet. Zedhensja e Kremlinit tha "nuk kercenojme askend...po bejme stervitje.." Pas disa ditesh sulmuan. Keta ruset duhen besuar ne te kunderten e asaj qe shprehen.
hahahahaaaa si tha Lavrovi disa dite para se te sulmonin Ukrainen ? Nuk kemi ndermend te sulmojme asnje. Kjo eshte histeri e perendimit !
Rusia nuk din a ka Maqedoni apo Belgjik, jo më për aktivitet.