Të martën vonë (09.04.) u diskutua në Këshillin e Sigurimit raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për misionin e OKB-së në Kosovë, UNMIK. Ministrja e Jashtme e Kosovës në detyrë, Donika Gërvalla, e akuzoi Serbinë, se "nuk ka ndryshuar dhe se po i vazhdon përpjekjet për ta destabilizuar demokracinë e Kosovës, jo vetëm përmes retorikës, por përmes veprimeve konkrete dhe të dhunshme që e rrezikojnë paqen dhe sigurinë në rajon”. Gërvalla në fjalën e saj e përmendi sulmin e Banjskës: "Në shtator të vitit 2023, Kosova ishte cak i një inkursioni të armatosur nga një grup paramilitar i mbështetur nga Serbia dhe i udhëhequr nga Millan Radoiçiq”. "Banjska ishte akt paramilitar nga një shtet në një shtet tjetër, Ibër-Lepenci ishte sulm i gradës ushtarake nga një shtet në infrastrukturën kritike të një shteti tjetër”, tha Gërvalla, duke e akuzuar Serbinë se qëndron edhe prapa sulmit në kanalin Ibër-Lepenc vitin e shkuar. Por Serbia i mohon akuzat.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, u kundërpërgjigj duke u shprehur, se gjendja e serbëve në Kosovë "po përkeqësohet dhe serbët po e paguajnë çmimin”. Gjuriq e akuzoi qeverinë e Kosovës për veprime sistematike dhe të njëanshme kundër serbëve të Kosovës. "Në muajt e fundit, Prishtina ka përshkallëzuar fushatën për t'i shpërbërë sistematikisht institucionet serbe në gjithë ‘Kosovën dhe Metohinë'. Këto nuk janë gjeste simbolike, ato kanë pasoja të drejtpërdrejta për njerëzit. Pagat, pensionet dhe ndihma sociale për mijëra familje serbe janë ndërprerë. Mjetet për mbijetesë për shumë bashkatdhetarë tanë janë vënë në rrezik”, tha Gjuriq, duke akuzuar qeverinë Kurti si shkaktare për, siç thotë, "ikjen e serbëve nga Kosova”.
Ambasadori amerikan në OKB, John Kelley, tha nga ana e tij se "Kosova dhe Serbia duhet të punojnë për uljen e tensioneve, të përmbahen nga masa që përshkallëzojnë situatën dhe të ndërtojnë paqe e stabilitet mes tyre dhe në rajonin më të gjerë”, duke shtuar se "normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”. Ndërsa përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasili Nebensja e akuzoi Kosovën për "vazhdimin e politikës së saj drejt dëbimit të banorëve serbë”. Kosova, ndër të tjera tha ai, "ndaloi përdorimin e dinarit serb”. "Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të ndikojë mbi Prishtinën dhe se ndërmjetësimi i BE-së ka dështuar plotësisht në dialog”, tha përfaqësuesi rus.
E menjëhershme ishte përgjigjja e përfaqësuesit të BE-së, i cili i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. "BE-ja e mirëpret faktin që Kosova dhe Serbia ritheksuan përkushtimin e tyre ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe zotimin e tyre për angazhim konstruktiv në proces për të ecur përpara shpejt”, tha përfaqësuesi i BE-së.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, kërkuan sërish që të përfundojë mandati i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Misioni i UNMIK-ut vepron sipas Rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës.
DW
Me Gervallen MPJ Kosova shkon pingul ne humnere e sketere. UNMIK eshte qeveria nderkombetare e Kosoves, dhe vetem ribashkimi i dadranise nen Serbi e largon UNMIK-un nga Kosova.
Gervalla ne ato qe thote ka te drejte. Ajo nuk ben asgje tjeter vec thekson strategjine serbe qe Kosova te kethehet nen Serbi. Ketu ajo ka te drejte, por kjo eshte gjysma e se vertes. E verteta tjeter qe ajo nuk permend eshte se pse ajo me ne Krye Kurtin nuk punojne per pavaresine e Kosoves por vazhdojne me dashje apo pa dashje te vazhdojne strategjine e serbit te sabotimit te bisedimeve. Vazhdojne me kemgulje qe ate qe kerkojne per kosovaret, shqiptaret, shiptaret, dardanet, dhjeranet nuk e duan per serbet. Pse ajo me kemgulje refuzon bisedimet dhe hartimin e "asociacionit". Valle kaq naive jane keta njerez me identitet konfjuz qe nuk kuptojne se ate qe duan per vehte duhet tja japin dhe serbeve? Pse nuk e bejne asociacionin si gjithe bota(psh Kroacia)? Pse nuk ecin ne rrugen qe u meson Amerika dhe Evropa por ecin ne rrugen qe u meson Vuciqi dhe Putini? Vuciqi dhe Putini si dhelpra qe jane kane strategjine qe nepermjet 'kokefortesise" dhe "patriotizmit pa tru" te Kurtit te arrijne statukuone qe Kosova apo Dardania apo Dardhadhjesa asnjehere te stabilizohet. Kurti e ben kete me nje zell aq te madh sa ka krijuar ne bote konfjuzitet se cjane keta njerez nga Ballkani qe nuk dine se cjane.... PS: Me fal se "patriotizmi pa tru" i Kurtit nuk eshte se ska tru por ka trute e UDBES.