Në alarm për bombë është shpërndarë sot në Kuvendin e Kosovës teksa deputetë e gazetarë kanë braktisur me shpejtësi sallën e parlamentit për urdhrit të policisë.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, kërcënimi për bombë ka mbërritur nëpërmjet një mesazhi të dërguar në zyrën e ish-kryeparlamentarit dhe deputetit të partisë “Lëvizja Vetëvendosje” Glauk Konjufca.
“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Si masë sigurie, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka vijuar kontrollet e imtësishme mbi automjetet e deputetëve të Kuvendit ndërsa brenda në parlament është futur njësia speciale K-9, për kontroll të detajuar të hapësirave të brendshme.
Në Kuvendin e Kosovës sot po mbahej tentativa e 42-të për konsituimin e parlamentit, ndërsa seanca u ndërpre menjëherë pas lajmërimit për bombë. Kryeministri Albin Kurti ka qenë i pranishëm në sallë dhe është larguar menjëherë pas alarmit, por nuk ka komentuar para gazetarëve situatën krijuar në Kuvend.
Ndërkohë Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi ka konfirmuar për mediat se punimet për seancën e ditës së sotme do të zhvillohen në orën 20:00 të mbrëmjes.
Mediat dhane informacione se sipas kar-konjufces kercenimi ka ardhur permes telefonit tek nje nga dhjetra sekretareshe e tij,tash po na thuhet se permes nje sms,kur pyetet kureci nga.mediat asnne fjale,kurse karamurati i tij pis minister fajson opoziten,po gjuaktja me zolle anti tank ku shifet nje nga fekalet e qenefit apo gaz lotsjelles ku vet e ndyra allbulene e nxjerr nga breket e deri te mollotov ku shifet vet kar konjufca dhe dikush po dyshin tek te tjeret, kjo eshte vetem tentim per fshehje e fakteve sepqe nese ke dikush qe sulmon kosoven ska dyshim se eshte pikrisht vetvendosja e populli le tia japi voten krimineleve.