FOTOT: Përplasen dy autobusë në Athinë, 47 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

4 Korrik 2025, 13:09Rajoni TEMA
FOTOT: Përplasen dy autobusë në Athinë, 47 të plagosur,

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në Greqi, ku dy autobusë janë përplasur me njëri-tjetrin në rrugën bregdetare të Vulës.

Mediat greke raportojnë se si pasojë e përplasjes, 47 persona janë plagosur, 4 prej tyre në gjendje të rëndë janë transportuar në spital.

Mes të plagosurve janë edhe 12 të mitur, të cilët gjithashtu janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Rrethanat e aksidentit janë të paqarta, ndërsa sipas dëshmitarëve, përplasja ndodhi në një stacion autobusi, pak pasi pasagjerët kishin zbritur. Shoferi i autobusit pas tij thuhet se u ndje keq dhe automjeti u përplas me autobusin tjetër.

Ndërkohë, sipas dëshmisë së njërit prej shoferëve, automjeti i tij ishte në lëvizje, sapo ishte nisur nga ndalesa, kur papritur autobusi i dytë erdhi me shpejtësi të madhe dhe u përplas në pjesën e pasme të automjetit.

Lini një Përgjigje