Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuqe, bardh dhe kaltër – në simbol të flamurit amerikan.
Ky veprim simbolik u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X tha se ndriçimi i objektit qeveritar përfaqëson “shenjë të mirënjohjes së thellë dhe miqësisë së palëkundur” ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
“Happy 4th of July!”, thuhet në urimin e Ambasadës, ndërsa Kosova, si çdo vit, nderon aleatin e saj më të madh në ditën e Pavarësisë së tij.
Korriku ,eshte muaji i dashur ipreferuar i shqiptareve,kemi Kushtetuten eKacanikut ne dy korrik dhe eshte kater korriku Pavaresia e SHBA.Kemi nderin te festojme sebashku keto festa shum te rendesishme.Gezuar Republike e Kosoves.Gezuar SHBA.