Kroacia njofton shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Serbi, ja arsyeja

3 Korrik 2025, 14:10Rajoni TEMA
Kroacia njofton shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Serbi,

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Serbisë.

Në një njoftim të publikuar sot, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve kroatë për “kujdes të shtuar, ndjekje të situatës aktuale dhe informim më të detajuar para udhëtimit, sidomos në dritën e sjelljeve të papërshtatshme dhe të pabazuara nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë ndaj shtetasve kroatë”.

“Duke marrë parasysh që shpesh ndodhin bllokime të rastësishme të rrugëve si pasojë e protestave qytetare, është e rëndësishme të kihet parasysh se është e pamundur të parashikohet gjendja në komunikacion dhe vështirësitë eventuale që mund të ndikojnë ndjeshëm në qarkullimin në të gjithë vendin.

Qytetarëve kroatë u rekomandohet veçanërisht t’i shmangin vendet ku grumbullohet numër i madh njerëzish”, thuhet në njoftimin e MVEP-it.

1 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Çdo shtet normal dhe qeveri qe punon per popullin e vet kshtu vepron, nderkohe qe qeveria jone edhe kur arrestohen ish ushtaret e uçk-s apo edhe ish polic asnje fjale, ndoshta kshtu jan marr vesh me radojqiqin dhe listen serbe por sidoçofte mungesen e kroateve neper serbi e.plotesojne kosovaret bile edhe ndihen krenar,disa thone mjafton ta kesh librezen e VV-s dhe nje certifikat te udb-s.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje