Kriza institucionale në Kosovë/ LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit

4 Korrik 2025, 17:01Rajoni TEMA
Kriza institucionale në Kosovë/ LDK-ja i drejtohet Kushtetueses

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i sqarojë normat kushtetuese dhe të rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës në lidhje me vazhdimin e seancës konstituive nga 29 qershor, pas një aktgjykimi nga gjykata më e lartë e vendit.

LDK e cila doli e treta në zgjedhjet parlamentare – beson se vazhdimet e fundit të seancës konstituive janë bërë “në kundërshtim të plotë” me Kushtetutën e Kosovës dhe me konstatimet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga 26 qershori.

Duke folur për gazetarë pasi e dorëzoi lëndën në Kushtetuese, Shkëmb Manaj tha se kryesuesi i seancës konstitutive duhet ta drejtojë seancën në përputhje me rendin e ditës, duke mos kërkuar votim të fshehtë për emërimin e kryetarit të Kuvendit.

“Nuk ka vullnet politik që mund ta ndryshojë rendin e ditës së seancës konstituive sepse kjo është e përcaktuar me rregulloren e punës së Kuvendit dhe Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se ky akt i nënshtrohet vlerësimit të kushtetutshmërisë”, tha Manaj.

LDK është partia e dytë, pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që i drejtohet Kushtetueses në lidhje me vazhdimet e seancës konstituive pas aktgjykimit të Kushtetueses nga 26 qershorit, i cili, ndër të tjera, i urdhëroi deputetët ta bëjnë Kuvendin brenda 30 ditësh.

Deri tani deputetët janë mbledhur plot 41 herë në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin, por secili tentim i tyre nuk ka zgjatur më shumë tre minuta përafërsisht.

Më herët gjatë ditës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ekipi i saj ligjor ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e përjashton mundësinë e votimit të fshehtë për kryetar të Kuvendit, por shtoi se për këtë nevojitet pajtueshmëri nga të gjithë deputetët paraprakisht./REL

2 Komente

  1. D
    Ditet e mira politike Kosoven e presin

    Kosova eshte ne dite te mira politike. Duket tepo mbaron koha e politikes kosovare antiperendimore e antishqiptare te Kurtit dhe sektit te tij drejtues te LVV mbushur plot me njerez te paditur, te shartuar, e serbodashes.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Derr-puteti dimal basha ju paska drejtuar popullit qe ai dhe qhefi i tij e njohin per hajvan bash si dikur syrja popovci kur na thoshte se me ndryshilet kushtetuese te kerkuara nga serbia kosova nuk humbet asgje por fiton thoshte ai dhe fitoj ate qe siq dihet nga ish krahine autonome u ba nje komune e serbise, kush gjen dallim mes pupovcit dhe derr-putetit dimal basha le tma thot me nje koment dhe arsyetim ju lutem, por nga ajo qe eshte par tash e 5 vite pispushtet te vetvendosjes dhe veqmas tash e 5 muaj pas zgjedhjeve populli e ka par se magar si dimal basha e peci speci per interesa te tyre edhe kriminel serb i quajne "burra te mire" se jan musliman, apo koordinimi politik mes qenefit dhe listes serbe kunder uçk-s dhe cilsimi i tyre si kriminel nga te gjithe keta nje magari derr-puteti si dimal basha jan te gjitha ne interes te kosoves por qe ne fakt po deshmohet se jan ne interes te serbise dhe padyqhim ne koordinim me ta, e kur njeriu ska turp as frike bahet si dimal basha e peci speci nje ftyre e shemtuar apo akademik magari agim bahtiri dhe kapakun ja ve nje le bashk ne koke qe po e quan veten prrof nezir krraki, qudirat vazhdojne i dashur popull mos u qudisni se kan dalur magaret dhe po i prijne karvanit me deve-popullit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje