“Albin Kurti luajti bixhoz me mbështetjen e Amerikës dhe Evropës, mund ta ketë dëmtuar Kosovën përgjithmonë”

16 Qershor 2023, 10:58Rajoni TEMA

“Albin Kurti luajti bixhoz me mbështetjen e Amerikës dhe

Një nga gazetarët më të famshëm të politikës në Gjermani, Reinhard Veser, ka shkruar për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës, derisa kryeministrin Albin Kurti e ka quajtur konsistent në kundërshtimin e tij ndaj “aleatëve perëndimorë”, duke thënë se politikat e tij mund ta kenë dëmtuar Kosovën përgjithmonë.

Veser, në shkrimin e tij në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, thotë se “Kurti nuk arriti të kuptojë rëndësinë e qetësisë në Ballkan për Perëndimin përballë sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës”.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka një histori të gjatë konfrontimi me aleatët perëndimorë të vendit të tij. Ai dikur udhëhoqi protesta kundër misionit të OKB-së në Kosovë dhe kundër planit të paqes të OKB-së për konfliktin me Serbinë. 

Që në fillim, ai kundërshtoi gjithashtu marrëveshjet me të cilat BE donte të normalizonte marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Pra, ai është konsistent në sabotimin e zbatimit të tyre si kreu i qeverisë”, shkruan Veser.

Këto qëndrime, Veser i ka konsideruar si “kokëfortësi me të cilën ai po e dëmton vendin e tij – ndoshta përgjithmonë”.

Gazetari shkruan se Kurti ka bërë bixhoz me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.

“Brukseli dhe Uashingtoni tani e konsiderojnë Kosovën si problematike në Ballkan, jo Serbinë. Dhe kjo përkundër faktit se Beogradi nuk e ka ndryshuar qëndrimin pengues me të cilin gjithmonë ka penguar zgjidhjen e konfliktit”.

“Me sa duket Kurti nuk e ka kuptuar se sa e rëndësishme është qetësia në Ballkan për Perëndimin përballë luftës së agresionit rus në Ukrainë. Politikani cinik i pushtetit Aleksandër Vuçiç është i një kalibri tjetër në Beograd. Ai drejton propagandën pro-ruse për përdorim të brendshëm – dhe furnizon Ukrainën me armë”, shkroi Veser.

13 Komente

  1. k
    kola

    narcistik kokcep.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Ky eshte ko.qe kandari. Nuk do te kete marrveshje per Pamvaresine e Kosoves, sepse ben trimin. Laberia i thote nje fjale popullore: "Hunda ne qiell, e by.tha ne diell" Ja moren policet ne mes te dites, dhe rri si m.ut tani, ju kerkon nderkombetareve ti shpetojne. Nuk e pranon njeri te bisedoje, i kane prere marrdhenjet. Ky dem nuk ka qene as kur Kosova ishte para vitit 1999, kishte ca kontakte me Europen, tani do tallet Serbija me qutetaret e Kosoves.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbeni

        Bre Kollë e Pilli. Trima nuk jeni. Krimba po. Qytetare jo. Shpellare e lluca po.

        Përgjigjjuni
    2. F
      Flamur Struga

      Fillo rusoserbet,po nxjerrin kokat si anakondat ,te mashtruar nga ndonje premtim mbase edhe realizim te nje grusht eurosh.Nuk eshte veti e re,armiqet e perbetuar te njerezimit rusoserb,jane te lindur dhe te persosur per veprime : hidhe gurin ,fshihe doren.Edhe ky kokosh e kupton te verteten pasi i theksoi disa veprime te Kryeminstrit Albin Kurti,ju beri nje interpretim verte sic ja kane dhen fashistet e trebuar te keti shekulli.Sot Republika e Kosoves eshte e udhehequt nga njerez te zgjuar ,veprimtar te denje ,ideolog te kalibrit boteror,qe ei te tille ,armiqeve shkullor ua ndaluan sharren ne gozhde.Ky fenomen dhe ky ndryshim rrenjesor qe perjetoj Republika e Kosoves,armiqeve tane sigurisht nuk u konvenon,leshojne akuza te pa baza,kidnapojne marri pengje brenda teritorit te Kosoves,dhe u dalin ne mbrojtje ,zot te Atdheut cdo pellembe te Kosoves martire.Armiqeve,kjo fryme e re nuk u konvenon,u pengon sepse nuk do te realzojne enderrat mesjetare mbi trojet tona.Albini si ideolog ,eshte mirenjohes i Shba,Nato Gjermani Angli,pa lejen e te cileve nuk e ben nje hap Perpara,kesaj i thone aftesi dhe jo loje pokerash,po ky i ziu mbase eshte nje sahan lepires dhe i mbyll syte para realitetit.Cudi e madhe se si rusoserbet e duan popullin tone te vetmuar,ata jgrejne dilema !dyshime shpifin gjera te paqena,e kan ne gjak jane dhelpra te pregatitur brez pas brezi me urrejtje ,luftera te pergjakeshme ,uzurpime te trojeve dhe cfare jo.Gazetar mos lejo qe artikujt e rusoserbeve ,ti marrish se ti je autori i tyre,beje kete per hir te se vertetes moralit tent si gazetar.

      Përgjigjjuni
      1. l
        lexuesi

        Policet ishin ne zonen 936 m brenda kufirit ;640 metra anash ne te djathte dhe 362 ne te majte!Argument idiotesh me gunga!Me kete argument sa qesharak edhe idiotesk ai as fshataret kosovar nuk ka arrutur ti bindi e jo me tej!Na jena Republika Demokratike e Kosoves deklaronte dje here pas here.Nje nga vendet me demokratike ne Ballkan e me gjere.Gjithe perendimi ishte bukosur kur ndigjonte nga goja e ketij deliranti keto deklarata boshe.

        Përgjigjjuni
        1. A
          AI

          Pra sipas teje Serbet I kane kapur ne Serbi? E kane te drejte...po si nuk ju vjen zor? Te gjithe militantet e PS kunder Albinit ndonese e kane te majte.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kris

          BE nuk arrin te kuptoje ose nuk Don ta kuptoje se nuk ka normalizim te mardhenieve derisa 5 shtete te BE nuk e njohin kosoven dhe ne kete ceshtje jane ne krah te Rusise dhe Serbise.Sado te perdorin Lojcakun si thone shkodranet bisedimet nuk do te sjellin asgje pa ndaluar doren e rustic Putin dhe Vucicit

          Përgjigjjuni
          1. a
            anticensure

            Sipas ketij Reinhard Veiser te punosh per pavaresine e vendit tend qenka te luash BIXHOZ! Dhe vazhdon idiotesia e ketij Veiser kur thote : "Kurti nuk arriti te kuptoje rendesine e qetesise ne Ballkanin Perendimor per Perendimin perballe sulmit te Rusise ne Ukraine.." Pra Kosova per te mos i prishur rehatin Perendimit duhet te pranonte qe Serbise ti beheshin favore ne kurriz te territorit saj...sepse Rusia sulmoi Ukrainen (!) e kesisoj Serbia duhej marre me te mire duke i premtuar nje "Republika Srpska" brenda Kosoves! (nuk eshte veshtire te gjesh kesisoj Palacosh filo-serbe ne tregun mediatik europian aktual)

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eni

              Sakte!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sebastia

                Sa doja ta shkruaja por e paske shkruar ti dhe te lumte dora! Ktij gjermanit duhet ti kujtojm qe edhe pas miliona jetesh te shkatrruara nga vendi i tij , Gjermania e tij pranoi kufirin me Polonin vetem pasi mori sigurin qe Gjermania lindore do bashkohej me ate perendimore dhe ishte vend HUMBES ndersa Kosova dhe populli I saj dalin fitimtare nga lufta dhe duhet ti leshojne territore agresorit dhe humbesit. Asociacionin per te qetesu serbine ne kto kohera te turbulluta ta bejn ne Lusacin gjermane meqe atje ka dhe serb qe nuk erdhen ne ballkan ne at te mallkuar shekull te shtat. Madje i ftoj ti marrin dhe kta qe zbriten ne Iliri si barbare te eger e dhunues e hajduta tokash, ti rimarrin ne at serbin e bardhe qe kan ne gjermani dhe aty te ndajne vlerat genocidiale me gjermanet sepse vetem feja dhe gjuha i ndan, te gjithe te tjerat i kan njesoj.

                Përgjigjjuni
              2. A
                Ali Pasha

                Esad Pasha, Ahmet Zogolli, Edi Rama, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e kompany janë tregtarët e trojeve shqiptare per interesat e tyre presonale, pushtet e famë qe janë gati të bejnë çdo gje në kurriz të kombit tonë. Kanë perfunduar dhe do të perfundojnë në kosh të mbeturinave të historisë. Eshtë vetëm çeshtje kohe. Amerika nuk eshtë dhe kurr nuk do të jetë miku jonë ashtu siq Rusia, Franca, Italia dhe Anglia kanë qënë miq të Serbisë. Rusia është mik i perhershēm dhe i pa lekundur e Serbisë. Lum ai që ka miq të mirë.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kalaja

                  Po ti Ali Pasha çfarë je? Hajde të shpëtojmë nga këta! hajde ti eliminojmë dhe të sjellim në krye kokqypa që mendjen e kanë për luftë. Nuk e di se ku banon dhe çafrë njerëz ke në familje? E përfytyron dot një vatër zjarri këtu? Bombardime dhe shkatërrime. Sepse këtu nuk po bëhet fjalë për pushtim. Duhen zbatuar disa marrëveshje, që të jetojmë në paqe, secili në vend të vetë ,me ekonomitë zhvilluar e mirëqenia gjthmonë në ngjitje. Kaq mjafton.

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    emigranti

                    Serbia jo vetem qe nuk pranon ta njohe Kosoven apo te kerkoje ndjese per krimet e shkaktuara nga forcat serbe ndaj shqiptareve ne Kosove, por vazhdon ne menyre sistematike te veproje kunder saj duke destabilizuar krejt rajonin. E megjithate " miqte perendimore " heshtin para ketyre bemave serbe dhe ushtrojne presion mbi palen kosovare per ti bere leshim pas leshimi Serbise. Duket se ata kane vendosur te sakrifikojne Kosoven per te mbajtur Serbine sa me larg Rusise. Dhe ketu gabojne. Lidhjet ndermjet Serbise dhe Rusise jane shekullore dhe sado te premtoje Vucic, ai mashtron se nen rrogoz mbeshtet Rusine, madje edhe kur te hyje ne Europe, Serbia do te veproje si nje kale troje ne BE.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje