Ali Ahmeti: Jam i shqetësuar për situatën në Kosovë, jemi në pritje të zhvillimeve

16 Qershor 2023, 09:27Rajoni TEMA

Ali Ahmeti: Jam i shqetësuar për situatën në Kosovë,

Lideri i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësimin për situatën në Kosovë.

Ai ka takuar sot edhe të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me të cilin kanë ndarë shqetësimin për zhvillimet e fundit.

“Ka shumë hapësirë për shqetësim, por do të shohim në vijim nga takimet,” – u shpreh Ahmeti për Euronews Albania.

Po për mikrofonin e Euronews Albania u përgjigj dhe Lajçak sa i takon situatës në Kosovë. Ai u shpreh se po punojnë për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa sqaroi se nuk do të donin një Ukrainë të dytë, duke iu referuar kështu luftës atje me Rusinë.

1 Komente

  1. G
    Gostivari

    HA HALE, or HALE ! Jepua serbëve në Kosovë Marrëveshjen e kapitullimit - Ohër dhe ligjin e cirkut me shkronja të arta të përdorimit të shqipes ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje