Gazeta prestigjioze gjermane: Raportet e Kosovës me Perëndimin më të këqija se kurrë më parë, vendin e pret “izolim diplomatik”

15 Qershor 2023, 16:36Rajoni TEMA

Gazeta prestigjioze gjermane: Raportet e Kosovës me Perëndimin më

Gazeta prestigjioze gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" i ka kushtuar një artikull “përplasjeve” ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Evropian lidhur me disa nga çështjet që kanë të bëjnë me veriun e vendit të banuar me serbë etnikë.

Në artikullin e shkruar nga gazetarët gjermanë Michael Mertens dhe Thomas Gutschker që titullohet “S’ka më miq?”, theksohet “çarja” në raportet mes Kosovës dhe Perëndimit, për shak të mospërfilljes së kërkesave të tyre nga kryeministri i vendit për uljen e tensioneve në veriun e territorit të banuar me shumicë serbe.

Takimet me përfaqësuesit kosovarë në Bruksel dhe në disa shtete anëtare që ishin planifikuar për këtë javë janë anuluar, tregojnë burime diplomatike të FAZ-it, ndërsa vendimi përkatës ishte marrë të martën në Komisionin për Politikë dhe Siguri.

“Të gjitha shtetet anëtare përfaqësohen nga një ambasador. Komisioni i BE-së tani do të ngrijë programet me Kosovën, veçanërisht si pjesë e nismës së investimeve miliarda euro për Ballkanin Perëndimor. Është hera e parë që Unioni vepron kundër Prishtinës në këtë mënyrë. Duhet izolim diplomatik”.

Thelbi i pakënaqësisë evropiane dhe amerikane ndaj kryeministrin Kurti, sipas gazetës gjermane, qëndron në refuzimin e tij për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë, për të cilën ishte rënë dakord qysh në në vitin 2013 në Bruksel.

Ajo që veçse ishte paralajmëruar prej kohësh tashmë pritet të bëhet realitet – Kosova rrezikon të futet për herë të parë në mesin e shteteve të pakta që janë nën sanksionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa ashpërsia e të cilave parashihet të rritet varësisht rrethanave.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka ndarë me shtetet anëtare një pjesë të “skicës” për disa nga “masat shtrënguese” të cilat do të ndërmerren ndaj Kosovës, nëse kryeministri Kurti nuk ndërmerr hapat e nevojshëm për uljen e tensioneve në veri.

Gazeta kujton se Perëndimi kishte aplikuar sanksione politike dhe ekonomike ndaj ish-Jugosllavisë për shkak të shkeljes masive të të drejtave të njeriut në Kosovë. Por, askush s’e ka parashikuar se bota perëndimore do të kercënonte me sanksione kosovarët – viktimën e asobotshme – pas çerek shekulli.

“Për gati një çerek shekulli – që nga përfundimi i fushatës ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë së despotit serb Sllobodan Millosheviç në vitin 1999 – Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë pasur angazhime të mëdha ushtarake, ekonomike dhe politike në Kosovë”.

“Pa mbështetjen e shumicës së Perëndimit, shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008 nuk do të kishte asnjë shans për sukses. Për dallim nga Afganistani, angazhimi perëndimor në Kosovë ishte gjithashtu mjaft i suksesshëm”, thuhet në artikullin e FAZ-it.

9 Komente

  1. M
    Mahmuti

    Kurti sot ne nje konference shtypi se bashku me ministrin e brendeshem doli ne nje deklarate ku jo pa qellim ne te tera pyetjet e drejtuara te gazetareve ai theksonte me te madhe ndryshimin e emertimit Republike e Kosoves ne" REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KOSOVES"!Kjo bere ne kuadrin qe perendimi me pa te drejte po i kundervihet nje "Vendi me i shquar demokratik" siç theksoi edhe ky nastradin!Ndaj ai kam besimin qe ne konferencat e ardheshme do ti drejtohet partnereve :Ju bahuni vende demokratike si Kosova e masandej ejani e bisedojme!Me pak fjale ky deri me tash po ve ne dukje qe "Kosova na qenkerka fanari ndriçues i demokracise ne ballkan"!Humor e ironi qe s'ka bir kurve qe mund ta kuptoje e jo me ta kaperdije!Ndaj kujdes me "demokracine e transformuar",nese kerkoni standart te larte referojuni ketij liliputi se i ka recetat gati!Na jena nje shtet demokratik e ne nje shtet te tille sundon ligji dhe vetem ligji theksoi nastradini ne kete konferece shtypi qe pasi i ra sinjali me dridhje i telefonit i la gazetaret e u larguame shpêjtesi nderkohe qe nje gazetar i pranishem po tentonte te formulonte pyetjen!Na jena shtet demokratik e si i tille nuk mund te ndigjojme pyetje qi s'kane lidhje me demokracine.

    Përgjigjjuni
    1. B
      BashkimKosova

      Sipas teje si duhet vepruar. Jam kurreshtar të lexoi se si do vepronit ju.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vlonjati

      Europa plakë ledhaton Serbinë sepse Serbia shet armë ne Ukraine, dhe ndarja e terojeve te Shqiperise, u be me miratimin e tyre. Ata duhet ti kerkojne falje Kosoves dhe Shqiperise. Por kurva si ne rini edhe ne pleqeri eshte kurvë.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gostivari

        shitka armë në Ukrainë edhe me dijen e Rusisë, sa për të bërë lojën e shumë portave por gjithmonë me dijen e Putinit. Lojë e tejkuptueshme dhe e tejlexueshme.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dardan

        Sali Sheqere Vuk Berisha dhe Sllobodanka Milica: "Per Europen as qe na ndien fare, se jemi rrace e paster kosovare!"

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhevria

          Po vlonjat po ngrohu ne ballkon dhe shiko endrra me sy hapur .

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatmir Lohja

            Ke te besojme !?Shkrimi thote ndryshe nga ajo qe deklaron kryeministri Kosoves!?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dajti

              O gazetare leshi kush te ka genjyer se ne Kosove ka serbe etnike? Dardanet ne ato troje historikisht kane mbi 4000 ( 4 mije ) vjet, dhe dyndjet sllave dihet se kur kane filluar. Fillimisht mesoni hitorine e Gadishullit Ilirik dhe pastaj shkruani artikuj ne gazete .

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gostivari

                PERËNDIMI në EVROPën e cepit jugor, DIGËN e Ka në trojet shqiptare - Në DARDANI! Nuk ka asnjë kundërsthim perëndimor nga ana e Dardanisë, vetëm bëhet fjalë për trajtimin ndryshe të sigurisë edhe të Amerikës në këtë pjesë të Evropës. Përsëris: Amerika e administratës Karter bëri hesape të gabuara pikërisht për tu siguruar nga Rusia në atë pjesë të botës. Hoqi Kurtin - shahun Rezah Pahllavin properëndimor, por që nuk pajtohej për do koncepte strategjike me Amerikën e atëhershme dhe solli si element sigurie antiruse VUcicin, respektivisht HoMehinin. Realiteti i disfavorshëm për Amerikën në Lindjen e Afërt - IRAN është rezultat i hesapeve gabimisht identike sic bën Amerika dhe Evropa me ne shqiptarët, për të forcuar e kënaq orekset DERI në TOKIO të RUSOSERBISë. Mos është vonë, druaj. Albin Kurti është diga më e fortë e Amerikës dhe e Perëndimit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje