
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDËV-OEGJK) ka thënë se po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet aktuale në veri të Kosovës, si dhe zhvillimet e fundit politike në vend.
Përmes një komunikate për media kjo odë ka thënë se si përfaqësuese e 198 kompanive anëtare, përfshirë kompani gjermane dhe kosovare, investitorë potencialë dhe kompani anëtare, që punojnë ngushtë me kompani gjermane, OEGJK në baza ditore dëgjon shqetësimet në rritje nga ankesat e pranuara.
“Anëtarët e OEGJK-së janë të shqetësuar se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese. Lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes”, thuhet në njoftim.
Sipas Odës Gjermane lehtësimi i tensioneve dhe nxitja e zhvillimit të një mjedisi të qëndrueshëm janë faktorë të rëndësishëm për krijimin e një klime të mirë të të bërit biznes.
“U bëjmë thirrje vendimmarrësve politikë në Kosovë që të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik”, thuhet në njoftim.
Më herët, edhe Oda Amerikane reagoi e shqetësuar nga situata krijuar në Veri të Kosovës.
Albin Kurti me veprimet e tij, jo vetëm që po e gropos politikisht Kosovën, por edhe ekonomikisht.
Edhe keta politike jane e bejne????
Nuk eshte Albin Kurti,ai i cili po e fundos Republiken e Kosoves,por eshte rusoserbet te cilet me njeaneshmerin e nderkombetareve e kane sjellur situaten ne kete pozite.Nentoka dhe mbi toka,miniera e atrepces,Ujmani kan qen tek nderkombetaret "notary public" vule e thate.Serbia nuk ka buxhet ti kethej borxhet e veta marramendese nderkombetrave,i vetmi burim,eshte Kosova Veriore.Kete sekret Qeveria e Albin Kurti Presidente Vjosa Osmani i kane kuptuar se hilet ndaj trojeve tona per aneksim,kan qen gjithmone neper tryezat e te medhejve.Te kemi kujdes ke akuzojme dhe pse nuk themi se : fajtori kryesor eshte rusoserbet fashist te moderuar te etur per gjak derdhje dhe per aneksime.