Rrëmbimi i policëve të Kosovës, Blendi Fevziu: Akt agresioni nga Serbia, shkelje e të drejtave ndërkombëtare

14 Qershor 2023, 21:50Rajoni TEMA

Rrëmbimi i policëve të Kosovës, Blendi Fevziu: Akt agresioni

Rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë në kufirin mes dy vendeve, gazetari Blendi Fevziu e konsideron si shkelje flagrante të të drejtave ndërkombëtare nga Serbia.

Në një reagim në rrjetet sociale, Fevziu shkruan se ky është një akt agresioni nga Serbia, ndërsa Kosova duhet të marrë masa urgjente për këtë situatë.

“Rrëmbimi i një patrulle të Policisë së Kosovës në kufirin Kosovë – Serbi, sipas autoriteteve shqiptare, në brendësi të territorit të Kosovës, është një shkelje flagrante e të gjitha të drejtave ndërkombëtare. 

Është një akt agresioni nga Serbia dhe një goditje më shumë në situatën e tensionuar të Veriut të Kosovës në muajt e fundit. Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë hapa urgjente por edhe duhet të kuptojë se Komuniteti Ndërkombëtar dhe trupat e NATO – s janë garancia dhe mbrojtja jonë më e fortë”.

Kosova thotë se 3 policët e saj u rrëmbyen nga forcat serbe, ndërsa Serbia është kundërpërgjigjur duke thënë se 3 policët kosovarë janë arrestuar pasi ishin të armatosur “gjer në dhëmbë”.

6 Komente

  1. t
    tata luigji

    Ja doli dhe ky bolja e saliut qe vrau gjygjtarin e vlores per ti rrembyer pronat,ik bythqir

    Përgjigjjuni
    1. y
      yei

      Shko dhe shpetoi o fantomas. Merr me vete gjithe bajgat Serbo shpellare te Berishes .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi i Vjetër

        Ohoooo, tani që foli edhe ky qerosi Fevzo, do të dridhen Beogradi, Brukseli dhe Amerika. Nuk jam i sigurtë për Kinën. He ore qeros i ndyrë!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ed

          Haha c na thua o Qeros ? Qeveria e Kosovëstë marë masa ..?!Po nuk na thua c ‘masa tëmarë se policet e Kosovës vëveri ruhen nga KFOR . Albinolja nuk ka nevojë për aleatët , ja del i vetëm me trimat e FB

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bashke fshtar I Shkulakit

            Bravo Fevzo ke thene gjera te mencura . Rrofsh e qofsh me Ballin kombetar.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cen Dymi

              C' pune ka ky bajga legeni ,Spiuni i Sigurimit " KORAI " gjithollogu , antopologu , seksologu , mashtruesi vrasesi Fevziu me punet e Kosoves , Rajonit ky legen i kudondodhur. Fevzo kot lodhosh te njohin te gjithe di hajdut dhe Artopolant i Familjes Birisha si sevil i pershtire....!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje