Rrëmbimi i tre policëve nga serbët, reagon BE

14 Qershor 2023, 19:36Rajoni TEMA

Rrëmbimi i tre policëve nga serbët, reagon BE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se janë në kontakt me Kosovën, Serbinë si dhe KFOR-in për të kuptuar më shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur në rastin e rrëmbimit të tre policeve ne veri. 

Në një prononcim për gazetën Express, ai ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet apo thirrjet qe e tensionojnë situatën edhe më shumë.

“Ne jemi në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka thënë ai.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, ka deklaruar Stano.

Serbia ka rrëmbyer tre policë kosovarë brenda kufirit të Kosovës.

Kosova këtë e ka quajtur si akt agresor, teksa i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë

1 Komente

  1. G
    Gzim kulufi

    Kjo seshte hera e pare ku serbet kalojne kufirin e kapin kosovsre duke dhjere ferrave. Keto kane ndodhur edhe me pare ne kufi. Vetem shqipekaret nuk mesojne nga gabimet e se shkuares, gjithmone te pa pergatitur i gjen si rrota kari qe jane

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje