Vjosa Osmani për rrëmbimin e tre policëve në Veri: Beogradi nuk është i interesuar për paqe, kërkon destabilizim në gjithë rajonin

14 Qershor 2023, 17:44Rajoni TEMA

Vjosa Osmani për rrëmbimin e tre policëve në Veri: Beogradi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e konsideron rrëmbimin e tre policëve në veri si një agresion nga ana e Serbisë. Me anë të një postimi në facebook, Osmani thotë se Beogradi nuk është i interesuar për paqe, por kërkon destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.

"Akti i sotëm -thekson Presidentja e Kosovës- dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima".

“Rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.

Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima.

Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit.

Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht!

Institucionet e Kosovës nuk do të heqin dorë nga angazhimi për sundimin e ligjit, sikurse edhe nga përkushtimi për paqe e stabilitet afatgjatë”, shkruan Osmani.

4 Komente

  1. G
    Goni

    Beni si te forte tani, morracake. Policia me profesionale e Ballkanit thone politikanet parazite kosovare. Keto debila nuk ja kane idene rendit dhe mbrojtjes. Therritni te tjeret per ndihme sic keni bere tere jeten tuaj, parazite te trashe. Karma eshte kurve.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pordhaca mosmirenjohes

      Po po ,nderkombetaret teshi te nderhyjne.He pra a i keni pordhet e medhaja ,a thate se ju ka votuar populli dhe nuk pyesni per nderkombetaret.Vjosa merre pushken dhe dil malit ,nuk shiten pordhe nga zyra

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardani i Ri

        Po ti moj Dosa Osmani me atë katundarin e çmendur Kurti, jeni të interesuar për paqen? Ju po e riktheni Kosovën nën sundimin e Serbisë, po ia dhuroni.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjoka

          Xhmadani vija-vija:jepini,o kreshnika!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje